I'M FROM Vitamin Tree Water Gel është një krem hidratues në formë xheli, me 68% ujë nga gjethja e Vitamin Tree e gjetur në fshatin Byeongpung në vargmalet Taebaek në Korenë e Jugut, vend që njihet për natyrën e bukur dhe të pastër. Gjithashtu, përbëhet nga ekstrakti i Sea Buckthorns (Hippophae Rhamnoid), ekstrakt nga manaferra Cloudberry, ektrakt nga lulja Rose of Jericho dhe ekstakt nga lulja Snow Lotus (zambak). Të gjithë sëbashku i ofrojnë lëkurës lagështi, freski dhe balancojnë nivelin e prodhimit të yndyrës. Ky krem hidraton në thellësi lëkurën, por pa e rënduar atë. Ndihmon në zbehjen e njollave dhe i dhuron asaj shkëlqim vezullues! Është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive. Nuk përmban përbërës të dëmshëm.

*75gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

68% ujë nga gjethja e Vitamin Tree, 68% ekstrakt nga fruti Sea Buckthorns, ektrakt nga lulja Rose of Jericho, ekstrakt nga manaferra Cloudberry, ekstakt nga lulja Snow Lotus

Lista e plotë e përbërësve

Hippophae Rhamnoides Extract (68%), Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Pentylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Hippophae Rhamnoides Fruitextract, Cyclohexasloxane, Biosaccharide Gum-1, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Portulaca Oleracea Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Saussurea Involu-Crata Extract, Selaginella Lepidophylla Extract, Rubus Chamaemorus Fruit Extract, Carbomer, Arginine, Allanton, Bambusa Vulgaris Water, Nelumbo Nucifera Flower Water, Aloe Barbadensis Leaf Water, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Boswellia Serrata Resin Extract, Ethylhexylglycerin, Ethyl Ascorbyl Ether, Phenoxyethanol

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Vitamin Tree Water Gel

2,200 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI