Serumi luksoz i markës së famshme SULWHASOO, Concentrated Ginseng Renewing Serum është serumi “bestseller” me 1 milion shishe të shitura! Çfarë e bën kaq të veçantë këtë serum? Përveçse sjell vetitë e gjethes, rrënjës dhe kërcellit të bimës Ginsengut të kuq, në përbërjen e tij inovative të patentuar GINSENOMICS™ gjenden kapsula të vogla të prodhuara me teknologjinë e vetë markës SULWHASOO. Ato përmbajnë vajin esencial dhe ekstraktin e marrë nga rrënja dhe lulja e bimës. Këto kapsula janë të ndjeshme ndaj ndryshimit të temperaturës, dhe kur bien në kontakt me lëkurën arrijnë të shpërbëhen menjëherë, duke e bëre këtë serum të përthithet lehtësisht. Konsistenca e tij është kremoze dhe e ushqen, por pa e rënduar lëkurën. Ky serum ndihmon në mbajtjen e nivelin të duhur të hidratimit si dhe redukton shfaqjen e rrudhave. Përdorimi i tij i vazhdueshëm, së bashku me kremin SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Cream, i së njëjtës linjë “Ginseng Line”, do t’i falë lëkurës gjallëri dhe freski duke e treguar më të tërhequr e plot shkëlqim, kjo vetëm brenda 2 javësh!

 *50ml

Në rutinën tuaj të mëngjesit dhe mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte. Masazhoni në mënyrë të vazhdueshme që kapsulat Ginsenisphere™ të shpërbëhen, derisa lëkura ta ketë perthithur tërësisht serumin. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Ginsenisphere™, vaj nga farat e bimës Ginseng

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil , Methyl Gluceth-20, Betaine, Behenyl Alcohol , Methoxy PEG-114/Polyepsilon Caprolactone , Carbomer, Jojoba Esters , Tromethamine, Hydrolyzed Ginseng Saponins, Fragrance, Glyceryl Caprylate , Sucrose Polystearate, Phenoxyethanol, Honey, Ethylhexylglycerin , Nelumbium Speciosum Flower Extract, Polygonatum Odoratum Rhizome Extract , Rehmannia Chinensis Root Extract , Paeonia Lactiflora Extract , Lilium Candidum Bulb Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Disodium EDTA, Hydrogenated Polyisobutene , Panax Ginseng Seed Oil, Panax Ginseng Leaf/Stem Extract, 1,2-Hexanediol , Panax Ginseng Flower Extract, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate , Panax Ginseng Root Extract , Phytosphingosine, Sodium Polyaspartate, Sodium Methyl Stearoyl Taurate

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Serum

25,200 ALL 28,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI