Zbuloni sekretin e lëkurës së shëndetshme dhe rinore me MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad, produktin numër 1 i markës MEDIHEAL, i vlerësuar me 21 çmime prestigjioze. Gjithashtu, mbi 60 influencër e kanë cilësuar si produktin e preferuar në rutinënen e tyre. Dhe jo më kot! Këto tampona ofrojnë një përvojë të veçantë për ata që dëshirojnë të minimizojnë shenjat e moshës dhe të ruajnë freskinë e lëkurës. Të krijuar me një formulë të avancuar, ato ndihmojnë në zvogëlimin e linjave të holla dhe rrudhave, duke siguruar një pamje më të re dhe të rinovuar. Po ashtu, ky produkt është shumë efektiv në zbutjen e shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një tonalitet të njëtrajtshëm dhe të shëndetshëm. Një nga veçoritë më të rëndësishme të MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad është përmbajtja e 99% retinol të pastër, i njohur për fuqinë e tij në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës. Ky produkt përmban gjithashtu kolagjen me peshë të ulët molekulare, i cili absorbohet lehtësisht nga lëkura, duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit dhe fortësisë së saj. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinën e kujdesit dhe për një lëkurë mature dhe me shenja të moshës të dukshme. Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*100 tamponë pambuku

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

99% retinol të pastër, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Betaine, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Diphenyl Dimethicone, Hydroxyacetophenone, Triethylhexanoin, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Octyldodeceth-16, Polyglyceryl-10 Oleate, Sphingomonas Ferment Extract, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Hydrolyzed Collagen, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Phytosterols, Anthemis Nobilis Flower Oil, Retinol, Beta-Glucan, Ceramide NP

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI