Qelizat e vdekura, janë arsyeja kryesore e një lëkure të ashpër dhe pa shkëlqim të shëndetshëm. Eksfolimin e butë të lëkurës, dhe njërajtësimin e tonit të saj do t'a arrini nëpërmjet SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel, pjesë e linjës për zbardhimin e lëkurës Yuja Niacin Brightening, nga marka SOME BY MI. Ky xhel peeling, përmban një celulozë me prejardhje natyrale, që duke u bashkuar me lëkurën, i kthen qelizat e vdekura në copëza të vogla, të dukshme, duke mos e mbifërkuar lëkurën, dhe duke mos i shkaktuar ndonjë irritim të mundshëm. Përveç ekstraktit yuja, përmban PHA, niacinamide, glutathione, ujë akullnajor (uji më i pastër në botë), dhe 19 lloje të ndryshme vitaminash, duke i ofruar lëkurës një pamje më të freskët, dhe më të butë në prekje. Ky eksfoliues fizik, ashtu si e gjithë linja: SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Line, ndihmon edhe në zbehjen e hiperpigmentit, dhe njëtrajtësimit të tonit të lekures, prandaj këshillohet të përdoret së bashku me pjesën tjetër të linjës.

Formula e saj nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.

*120ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 1-2 herë në javë. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit, nëse keni zona që dëshironi të eksfolioni, dhe zbardhni. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt yuja, niacinamide, celulozë natyrale, PHA, glutathione

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Quaternium-60, Propylene Glycol, Bambusa Arundinacea Stem Powder, Cellulose, Citron Extract (20,000 ppm), Carbonate, Dipropylene Glycol, Glacial Water, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Barberry Extract, Niacin Amide (1,000 ppb), Panthenol, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, (-)-alpha-bisabolol, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Biotin, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Germinated Butylene Glycol, Lactobionic Acid, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Glycerin, Raspberry Ketone, Palladium, Linalool, Limonene

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel

2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI