SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner

2,200.00 ALL 1,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner është një toner eksfoliues dhe qetësues me përbërje të lehtë, i formuluar për përdorim të përditshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe atë me tendencë akneike. Formula e tij është e pasur me 84% ekstrakt të pastër të Centella Asiatica nga Madagaskari, një përbërës i njohur për vetitë qetësuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese, që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në reduktimin e skuqjes apo irritimit. Toneri përmban gjithashtu PHA (Gluconolactone), një acid eksfolues i butë që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, balancimin e yndyrës dhe përmirësimin e pamjes së poreve, pa shkaktuar ndjesi djegieje apo thatësie në lëkurë. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për lëkurë me tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*210ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

Centella asiatica, PHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Citrate, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Betaine, Hyaluronic Acid, Carbomer, Tromethamine

Marka

SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.





Shpërndani

2,200.00 ALL 1,100.00 ALL