NEOGEN DERMALOGY The Real Serum Spectrum Set, është një bashkëpunim ekskluziv i Soko Glam me markë NEOGEN DERMALOGY. Ky set përmban të gjitha serumet "BESTSELLER" të markës NEOGEN DERMALOGY, ku të cilat janë krijuar për të trajtuar çdo problematikë të lëkurës. Çdo serum është zgjedhur me kujdes për të adresuar probleme të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë hidrimin, shkëlqimin, dhe reduktimin e rrudhave. Nëse dëshironi të provoni, ky set është mundësia e përsosur për të përjetuar përfitimet e tyre të plota.

 

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum

 

Ky serum përmban 15% Niacinamide, Acid Ferulik dhe Alfa-bisalol. Formulimi i këtij serumi me funksion të trefishtë, ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve, ndalon mbiprodhimin e melaninës si edhe kontrollon sebumin e tepërt. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme akneike!



 

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

 

Ky serum përmban Bakuchiol, (një përbërës natyral antiage), i cili zotëron të gjithë benefitet e retinolit, por jo efektet anësore të tij. Sepse ky përbërës nuk shkakton më të voglin irritim! Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!

 

NEOGEN DERMALOGY Real Hyal Panthenol Serum

 

Ky serum është një "bombë" hidratuese, e krijuar për të ushqyer thellësisht lëkurën me 5% D-Panthenol, 10 lloje vitaminash dhe 8 lloje të acidit hialuronik. I përshtatshëm për të luftuar aknet, plakjen, lëkurën e thatë & të ndjeshme!

 

NEOGEN DERMALOGY Real Peptide Serum

 

Ky serum është i formuluar me 13 lloje të ndryshme peptidesh për të stimuluar rigjenerimin qelizor dhe neurotransmetuesit, duke reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim.  I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe i adresohet shenjave të moshës dhe parandalimin e tyre. 

 

NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum

 

Ky serum përmban në formulim 0.01% retinol dhe 2% Retinyl palmitate. Retinyl palmitate, është një variant i butë i familjes së retinoideve, i cili zotëron të gjithë benefitet e retinolit por jo efektet anësore të tij. Gjithashtu, vetitë qetësuese dhe stabilizuese të  Retinyl palmitate e lejojnë retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, përmbajtja me përbërësin e patentuar BASAM™ e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në qetësim të menjëhershëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.

 

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum

 

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum. Ky serum përmban derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi.  Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.

 

NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum

 

NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum, përmban 12% e Vita C Acerola-plex dhe 10%  derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu, ky serum përmban 5 ekstrakte agrumesh: Limon, Lime, Portokall, Mandarinë dhe grapefruit (Citrus × paradis) për të ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur në kontroll shenjat e moshës!   

 

*çdo serum vjen në sasinë 5gr


E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

 

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum

Të fillohet përdorimi ngadalë! 

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë. 

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.

NEOGEN DERMALOGY Real Hyal Panthenol Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

NEOGEN DERMALOGY Real Peptide Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të ampulës (pompojeni 1-2 herë) dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

Sugjerohet të niset dalëngadalë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.).
Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum & NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum

Përbërësit "magjik"

15% Niacinamide, Acid Ferulik dhe Alfa-bisalol

NEOGEN DERMALOGY Real Bakuchiol Firming Serum

Përbërësit "magjik"

përbërësi i patentuar "Luptin Peptide", përbërësi i patentuar "Collagen Boosting Peptide", përbërësi i patentuar "Hydrolyzed Lupine Protein"

NEOGEN DERMALOGY Real Hyal Panthenol Serum

Përbërësit "magjik"

Panthenol, Hyaluronic Acid

NEOGEN DERMALOGY Real Peptide Serum

Përbërësit "magjik"

13 lloje të ndryshme peptidesh, ekstrakt Inonotus Obliquus (Kërpudhë)

NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum

Përbërësit "magjik"

0.01% retinol, 2% Retinyl palmitate, BASAM™

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik

NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY The Real Serum Spectrum Set

3,500 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI