NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide & Retinol Serum Duo Set, është një set i cili përmban në paketim serumin NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum &  NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum. Niacinamide, e njohur si vitaminë B3, ka veprime anti-inflamatore e cila ndihmon në reduktimin e poreve dhe hiperpigmentimin në lëkurë, ndërsa retinoli, një formë e vitaminës A, promovon prodhimin e qelizave të reja dhe përmirëson teksturën e lëkurës. Kombinimi i tyre duke i alternuar në rutinën mund të sjellë një ndryshim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës suaj.

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum

Ky serum përmban 15% Niacinamide, Acid Ferulik dhe Alfa-bisalol. Formulimi i këtij serumi me funksion të trefishtë, ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve, ndalon mbiprodhimin e melaninës si edhe kontrollon sebumin e tepërt. Ndërkohë, acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Ndërsa, formulimi i tij me Alfa-bisalol rrit fuqinë antioksiduese të niacinamideve dhe acidit ferulik për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme akneike!



*30ml

NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum

Ky serum përmban në formulim 0.01% retinol dhe 2% Retinyl palmitate. Retinyl palmitate, është një variant i butë i familjes së retinoideve, i cili zotëron të gjithë benefitet e retinolit por jo efektet anësore të tij. Gjithashtu, vetitë qetësuese dhe stabilizuese të  Retinyl palmitate e lejojnë retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, përmbajtja me përbërësin e patentuar BASAM™ e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në qetësim të menjëhershëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.

*30ml

E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*Seti përmban gjithashtu dy serume në madhësi "travel size" në sasinë 10ml

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum

Të fillohet përdorimi ngadalë! 

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë. 

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të ampulës (pompojeni 1-2 herë) dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

Sugjerohet të niset dalëngadalë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.).
Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum

Përbërësit "magjik"

15% Niacinamide, Acid Ferulik dhe Alfa-bisalol

Lista e plotë e përbërësve

 Water, Niacinamide (150,000ppm), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 60, Propanediol, Bisabolol, Coco-Caprylate/Caprate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl AcrylateCrosspolymer, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide NP, Riboflavin, Arbutin, Thiamine HCl,Panthenol, ZINC PCA, Ferulic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Starch Octenylsuccinate, Maltodextrin, Calcium Pantothenate, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl,Calendula Officinalis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Silica

NEOGEN DERMALOGY Real Retinol Serum

Përbërësit "magjik"

0.01% retinol, 2% Retinyl palmitate, BASAM™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Butylene Glycol, Glycereth-26, Retinyl Palmitate(2.36%), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, 1,2-Hexanediol,Caprylic/Capric Triglyceride, Diphenyl Dimethicone, Octyldodeceth-16, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, C12-14 Alketh-12, Hippophae Rhamnoides Oil, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Polysorbate 20,Retinol(475ppm), Adenosine, Tocopherol, Sorbitan Isostearate, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Coptis Japonica Root Extract, Centella AsiaticaExtract, Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Lecithin, BHT, Sodium Acrylates Copolymer, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis RootExtract, Polyglyceryl-4 Oleate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, BHA, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract,Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid, Collagen Extract

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide & Retinol Serum Duo Set

4,000 ALL 5,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI