Dëshironi të luftoni shenjat e moshës, dehidratimin dhe një pamje të lodhur të vazhdueshme lëkurës? Këtë mund ta arrini nëpërmjet linjës luksoze KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Line! Marka KLAVUU ka zbuluar dhe hulumtuar për krijimin e këtij seti, benefitet e përbërësve të ndryshëm të ekstraktuara nga perlat. Nuk është një fakt i dëgjuar shpesh, por perlat janë shumë të ngjashme me lëkurën e njeriut. Një lëkurë e njomë dhe e re, në dukje duket është e lëmuar, e tendosur dhe me shkëlqim, ashtu duken edhe perlat e reja, apo jo? Madje dhe struktura e tyre është me shtresëzime është njësoj si vetë lëkura jonë. Kremi i linjës KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream përmban 1,000ppm ekstrakt të perlave Koreane, kolagjen perlash, conchiolin (proteinë perlash), si edhe peptide me masë molekulare shumë të vogël, për të nxitur dhe rritur elasticitetin e lëkurës. Ky krem ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat. Konsistenca e këtij kremi është shumë e plotë, gati në formë gjalpi, por përthithet shumë mirë nga lëkura, duke i ofruar asaj shkëlqim dhe gjallëri! Rekomandohet si një trajtim për lëkurën që dukshëm i ka humbur elastisiteti! Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, këshillohet të përdoret së bashku me kremin e syve: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të perlave Koreane, kolagjen perlash, conchiolin (proteinë perlash), peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Hydrogenated Polyisobutene, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, PCA Dimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Pearl Extract, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Polyacrylate-13, Dimethicone, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Polyisobutene, Hydroxyacetophenone, Polysorbate 20, Fragrance(Parfum), Eclipta Prostrata Extract, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Sodium Phytate, Coccinia Indica Fruit Extract, Dipropylene Glycol, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Carnosine, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Asiaticoside, Sorbitan Laurate, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Caprylyl Glycol, Palmitoyl Tripeptide-5, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric Urea Trifluoroacetate, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tripeptide-1, Magnesium Chloride, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Hydrolyzed Collagen, Ceramide NP, Phospholipids, Phytosphingosine, Phytosterols

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream

4,900 ALL 6,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI