CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule

5,000.00 ALL 4,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 09 dhe Prill 10.

CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule është një "mrekulli në një shishe" që sigurisht do t’ju pëlqejë për përbërjen dhe konsistencën e tij të shkëlqyeshme! Ky serum në trajtë ampule përmban kapsula të dukshme me ekstrakt 24 karati ari. Po, e lexuat mirë! Kjo ampulë përmban ar dhe si një përbërës mbrojtës i lëkurës, ari ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+. edhe kjo ampulë përmban kompleksin TECA. Një kompleks që siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përdorimi i këtij produkti do t’ju sjellë një lëkurë më të re dhe më të shndritshme, gati për të pritur komplimentet! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*30ml

Shpërndani