-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule është një serum në trajtë ampule i krijuar për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës, duke përdorur përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes. Përmban 20% Toning Complex™️, një formulë e fuqishme që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe rregullimin e prodhimit të melaninës, duke bërë që lëkura të duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme. Ndërsa, përbërësi inovativ milk exosomes në formulë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kombinimi i acidit tranexamik dhe acidit ascorbik (Vitamina C) stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e shenjave të moshës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në minimizimin e poreve, përmirëson strukturën dhe teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Përdorimi i rregullt i këtij serumi rezulton në një pamje të freskët, të rigjallëruar dhe të shëndetshme të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por është veçanërisht efektiv për lëkurën mature dhe me hiperpigmentimin.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.
Lista e plotë e përbërësve
20% Toning Complex™, milk exosomes, acid tranexamik, acid ascorbik (Vitaminë C)
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE