-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CELIMAX The Real Noni Moisture Balancing Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
CELIMAX The Real Noni Moisture Balancing Toner është një toner hidratues dhe qetësues i pasur me 80.1% ekstrakt të frutit Noni, një përbërës i njohur për vetitë e tij ushqyese, antioksiduese dhe revitalizuese për lëkurën. Formula ndihmon në hidratimin e thellë dhe balancimin e niveleve të lagështisë, ndërsa qetëson lëkurën e irrituar apo të dehidratuar pas pastrimit. Përveç Noni-t, toneri përmban edhe përbërës hidratues si Sodium Hyaluronate, i cili ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e hidratimit në lëkurë, si edhe Panthenol, i njohur për efektin qetësues dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Formula përmban gjithashtu aminoacide të cilët ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës, duke e lënë atë më të butë, të hidratuar dhe me "glow" natyral. Tekstura është e lehtë dhe fresh, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideale për përdorim të përditshëm dhe të përshtatshme sidomos për lëkurë të thatë, sensitive apo të dehidratuar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
80.1% ekstrakt të frutit Noni, Sodium Hyaluronate, panthenol, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Morinda Citrifolia Fruit Extract (80.1%), Butylene Glycol, Water, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Morinda Citrifolia Seed Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Betaine, Allantoin, Dextrin, Caprylic/Capric Triglyceride, C12-13 Pareth-9, Disodium EDTA, Chlorphenesin
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













