-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
AISIA DS-3 për Skalpin dhe Flokët - KORAL SECRETS Flagstore Tirana
0.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 17 dhe Maj 18.
- Përshkrimi
- PARAMETRAT
- PËRFITIMET
- Reviews
Tashmë në KORAL SECRETS Flagstore Tirana, ju ofrojmë një shërbim ekskluziv dhe inovativ: analizën profesionale të flokëve dhe skalpit të kokës, të krijuar posaçërisht për të identifikuar shkaqet e rënies së flokëve dhe problemet e skalpit. Pajisja AISIA DS-3 për Skalpin dhe Flokët përfaqëson një teknologji moderne dhe të avancuar, e ndërtuar për të realizuar një analizë të saktë dhe të detajuar të flokëve, folikulave dhe shëndetit të përgjithshëm të skalpit. Si pajisja e parë e këtij lloji e zhvilluar në mënyrë të pavarur në Kinë, kjo pajisje përdor inteligjencën artificiale (AI) për të ofruar rezultate të besueshme dhe të detajuara. E pajisur me lente me definicion të lartë dhe teknologji imazhi tri-spektër, AISIA DS-3 mundëson një analizë të plotë, të sigurt dhe jo-invazive, pa pasur nevojë për rruajtje flokësh apo procedura të tjera të pakëndshme.
Ky analizim i plotë dhe gjithëpërfshirës, nëpërmjet hartave dhe paraqitjes së simptomave, si dhe vlerave referuese sipas dimensioneve të skalpit, do të ndihmojë stafin e KORAL SECRETS të zhvillojë planin më të mirë të trajtimit dhe kujdesit të skalpit, bazuar në të dhënat aktuale të testit të pacientit.
Ju ftojmë të REZERVONI orarin tuaj në KORAL SECRETS Flagstore Tirana, Rr. Ismail Qemali, pranë Liceut Artistik, për të kryer analizimin e skalpit me stafin tonë të trajnuar.
Për një analizë sa më të saktë me pajisjen AISIA DS-3, rekomandohet që flokët dhe skalpi të jenë të pastër, por jo të sapo larë.
•Flokët të jenë të larë një ditë përpara (ideal është 24 orë para analizës). Kjo lejon që balanca natyrale e yndyrës në skalp të rikthehet, gjë që ndihmon në një analizë më reale.
•Të mos jetë përdorur dry shampoo (shampo e thatë), sepse mund të mbulojë folikulat dhe të mos lejojë në rezultatet e sakta.
•Të mos jenë përdorur produkte stilimi si xhel, llak, vajra apo serume të ndryshme në ditën e analizës.
Shënim: Ky analizim kushton 1,000 ALL. Nëse zgjidhni të blini një rutinë të krijuar sipas përgjigjeve dhe sugjerimeve të pajisjes, në bashkëpunim me stafin, do ta përfitoni FALAS!Adresa: Rr. Ismail Qemali, pranë Liceut Artistik.
Shpërndani
0.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE