CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule Cream, është krem hidratues nga linja Golden Madeca të markës CENTELLIAN24+. Ky krem ashtu si e gjithë linja është i formuluar me ekstrakt 24 karati ar. Ari vepron si një mbrojtës i lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Ky krem përmban gjithashtu në formulim kompleksin TECA. Një kompleks që siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Konsistenca e tij është shumë e butë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa lënë ngjitje dhe shtresë të yndyrshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule 

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*50ml

CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream

6,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI