SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Sleeping Mask

2,700.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 04 dhe Qeshor 05.

Përshkrimi

SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Sleeping Mask, pjesë e linjës Yuja Niacin Brightening e markës SOME BY MI, është maskë gjatë gjumit, e cila hidraton, dhe përmirëson tonin e lëkurës, ndërsa flini. Ofron një funksion të dyfishtë: zbardhues dhe kundër shenjave të moshës, falë formulimit me 70.5% ekstrakt Goheung Yuja, dhe 5% niacinamide. Nga ana tjetër, glutathione, arbutinë dhe përbërësi i patentuar Resmelin®, do t'i ofrojnë lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Falë përmbajtjes me aquaxyl, përbërësin e patentuar Fructan™, dhe 10 lloje të ndryshme vitaminash, lëkura gjatë gjithë natës do të hidratohet dhe purifikohet thellësisht. Konsistenca e saj e lehtë përthithet menjëherë nga lëkura, duke e lënë atë të freskët, falë vajit Yuja Peel. Të nesërmen do të zgjoheni me një lëkurë të butë, plot shkëlqim dhe freski! Ideale për lëkurën e thatë, me teksturë të ashpër, hiperpigmentim, si edhe për personat që vuajnë nga qeskat dhe enjtja poshtë syve. Për të përfituar efektet e saj maksimale, këshillohet të përdoret e gjithë linja së bashku: SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Line. 

Formula e saj nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.

*60gr

Shpërndani