-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 10 dhe Prill 11.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Qelizat e vdekura, janë arsyeja kryesore e një lëkure të ashpër dhe pa shkëlqim të shëndetshëm. Eksfolimin e butë të lëkurës, dhe njërajtësimin e tonit të saj do t'a arrini nëpërmjet SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Peeling Gel, pjesë e linjës për zbardhimin e lëkurës Yuja Niacin Brightening, nga marka SOME BY MI. Ky xhel peeling, përmban një celulozë me prejardhje natyrale, që duke u bashkuar me lëkurën, i kthen qelizat e vdekura në copëza të vogla, të dukshme, duke mos e mbifërkuar lëkurën, dhe duke mos i shkaktuar ndonjë irritim të mundshëm. Përveç ekstraktit yuja, përmban PHA, niacinamide, glutathione, ujë akullnajor (uji më i pastër në botë), dhe 19 lloje të ndryshme vitaminash, duke i ofruar lëkurës një pamje më të freskët, dhe më të butë në prekje. Ky eksfoliues fizik, ashtu si e gjithë linja: SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Line, ndihmon edhe në zbehjen e hiperpigmentit, dhe njëtrajtësimit të tonit të lekures, prandaj këshillohet të përdoret së bashku me pjesën tjetër të linjës.
Formula e saj nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*120ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 1-2 herë në javë. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit, nëse keni zona që dëshironi të eksfolioni, dhe zbardhni.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt yuja, niacinamide, celulozë natyrale, PHA, glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Quaternium-60, Propylene Glycol, Bambusa Arundinacea Stem Powder, Cellulose, Citron Extract (20,000 ppm), Carbonate, Dipropylene Glycol, Glacial Water, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Barberry Extract, Niacin Amide (1,000 ppb), Panthenol, Arbutin, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, (-)-alpha-bisabolol, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Biotin, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Germinated Butylene Glycol, Lactobionic Acid, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Glycerin, Raspberry Ketone, Palladium, Linalool, Limonene
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Customer Reviews
Shpërndani
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE