

SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light
Pas suksesit në Korenë e Jugut, dhe më pas globalisht, të tonerit SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner, duke u shitur në çdo 3 sekonda, marka ka prodhuar serumin e kësaj linje: SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum. Serumi ka 2 variante, ku në koleksionin tonë kemi zgjedhur variantin SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light. Ky serum ka një formulim të lehtë, duke ju adresuar lëkurës së yndyrshme, yndyrshme-dehidratuar, dhe me tendencë akneike. Përbërja e tij do të qetësojë irritimet e lëkurës, do të shpërbëjë sebumin dhe qelizat e vdekura, do të zbehë hiperpigmentimin, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re. Përmbajtja e tij e veçantë, konsiston në përbërës, si: 73% ekstrakt të pemës së çajit, me veti antibakteriale, anti-mykotike dhe anti-inflamatore; Truecica™ (centella asiatica), që njihet për efektet e saj qetësuese ndaj çdo irritimi dhe skuqjeje të lëkurës; 2% niacinamide, një përbërës shumë i njohur për vetitë e tij kundër njollave në lëkurë, dhe parandalimit të krijimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobioniok (PHA), janë acidet më të njohura për eksfolimin e lëkurës, sebumit dhe heqjen e çdo papastërtie mbi lëkurë. Dhe së fundmi, ekstrakt mugwort, një bimë e gjelbër, e pasur me vitaminë E, me efekte të fuqishme qetësuese për lëkurën sensitive, me tendencë akneike dhe asaj të dehiratuar! Kush do i thotë jo përdorimi të këtij serumi?!
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, ekstrakt nga bima mugwort
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (73%), Centella Asiatica Extract (15%), Dipropylene Glycol, Niacinamide, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Allantoin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Arginine, Salicylic Acid (50ppm), Tremella Fuciformis Polysaccharide, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (100ppm), C12-13 Pareth-9, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Sclerotium Gum, Algin, Water, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.


THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100 është një ampulë ose serum që do ta ndryshojë totalisht lëkurën tuaj të thatë falë përbërjes prej 100% sodium hyaluronate. Një përbërës i qëndrueshëm, derivat i acidit hialuronik, që ka molekula me madhësi më të vogël sesa ai, e në këtë mënyrë arrin të penetrojë thellësisht në lëkurë duke e hidratuar atë. Ju nevojiten vetëm disa pika për t’i rikthyer lëkurës hidratimin dhe shkëlqimin e munguar. Formula e tij me një përbërës të vetëm, e furnizon lëkurën intensivisht me lagështinë që i nevojitet pa përdorur përbërës të dëmshëm, siç jane: paraben, aromë artificiale, silikon, vaj mineral, surfactants. Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 6.15.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik)
Lista e plotë e përbërësve
100% natural hyaluronic acid formulated without 19 harmful ingredients (Phenoxy ethanol, Paraben, Pigment, Synthetic fragrance, Benzophenone, Mineral Oil, TEA, PEG, BHT, BHA, Sodium Lauryl Sulfate, Sorbic acid, Avobenzone, Imidazolidinyl Urea, IPMP, Isopropoyl Alcohol, Thymol, Triisopropanolamine, Triclosan).
Marka
Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream është një zgjidhje e përsosur për lëkurën me yndyrë, të prirur për akne dhe të dehidratuar. Me një formulë të avancuar dhe lehtësi në aplikim, ky krem ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, heqjen e qelizave të vdekura dhe kontrollin e yndyrës së tepërt, ndërsa përmirëson njollat dhe hiperpigmentimin, duke sjellë një shkëlqim të freskët në lëkurë. Formula e tij përmban 70% ekstrakt të pemës së çajit, i cila ka veti të fuqishme antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në reduktimin e akneve dhe qetësimin e lëkurës së irrituar. Truecica™ (centella asiatica) ndihmon në zbutjen e irritimeve dhe skuqjeve, ndërsa 2% niacinamide përmirëson tonin e lëkurës dhe parandalon krijimin e rrudhave dhe njollave të errëta. Ndërsa, acidet AHA, BHA dhe PHA pastrojnë dhe eksfoliojnë lëkurën, duke hequr papastërtitë dhe sebumin e tepërt, për një ndjesi të pastër dhe të butë. Dhe së fundmi kompleksi unik 4-Cica Care qetëson në mënyrë të efektshme lëkurën e ndjeshme, duke e bërë këtë krem të domosdoshëm për ata që kërkojnë kujdes të plotë për lëkurën e tyre të prirur për akne dhe probleme.
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.
*60gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, 4-Cica Care
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract (70.78%), Dipropylene Glycol, Glycerin, Water, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (10,000ppm), Cholesteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Melia Azadirachta (Neem) Leaf Extract, Melia Azadirachta (Neem) Flower Extract, Coccinia Indica (Ivy Gourd) Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Calendula Officinalis (Pot Marigold) Flower Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Fructan, Albatrellus Ovinus Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Lens Esculenta (Lentil) Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Houttuynia Cordata (Tsi) Extract, Coptis Japonica Extract, Saccharide Isomerate, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Propanediol, Betaine, Allantoin, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Adenosine, Ceramide NP, Oleanolic Acid, Capryloyl Salicylic Acid (100ppm), Inulin Lauryl Carbamate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Cetearyl Alcohol, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (11ppm), Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

MIZON AHA 8% Peeling Serum
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON AHA 8% Peeling Serum
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perSerumi peeling MIZON AHA 8% Peeling Serum është një serum eksfoliues kimik, i cili është i butë, por shumë efektiv. I formular me 8% acid glikolik, ky produkt bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të moshës dhe atyre të akneve. Formulimi me panthenol dhe alantoin i falin lëkurës hidratim të plotë ndërkohë, ekstraktet e gjetheve të aloe vera, ekstraktet e purslanes dhe ekstraktet e luleve të arnicës e mbrojnë lëkurën nga agjentë të jashtëm. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*50ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8% acid glikolik, panthenol, alantoin, ekstraktet e gjetheve të aloe vera, ekstraktet e purslanes, ekstraktet e luleve të arnicës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Propylene Glycol, Sodium Lactate, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Panthenol, Allantoin, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Extract, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Alcohol, Polyquaternium-10, Disodium EDTA, Methylparaben, Propylparaben, Fragrance
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perJeni të shqetësuar për hiperpigmentimin dhe qelizat e vdekura të lëkurës? Atëherë, MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion është i duhuri! Ky locion trupi kujdeset për zbehjen e hiperpigmentimit dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e lënë lëkurën tuaj të tonifikuar, pa njolla dhe të lëmuar. Përbërësit kryesor të këtij locioni për trupin janë: niacinamide, acidi hialuronik, vitamina C dhe AHA. Niacinamidet përmirësojnë tonin e lëkurës, ndërsa acidi hialuronik ofron hidratim të shpejtë dhe siguron lagështinë e nevojshme për lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, vitamina C ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit si edhe redukton prodhimin e melaninës, e cila është shkaku kryesor i njollave të errëta, ndërkohë AHA kujdeset për eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Një ekip i pamposhtur! Teksa e aplikoni do t'ju ofrojë një ndjenjë freskie dhe pastërtie. Përhapet lehtësisht në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*300ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, acidi hialuronik, vitamina C dhe AHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide (100,000 ppm), Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Xanthan Gum, Sorbitan Stearate, Polysorbate 60, Carbomer, Triethanolamine, Ethylhexylglycerin, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, Disodium EDTA, Polysorbate 80, Sodium Hyaluronate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Lactic Acid
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence, është një toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. I formular me 8% acid glikolik, ky produkt bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Aqua Teca 1000T, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8% acid glikolik, Aqua Teca 1000T
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Portulaca Oleracea Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Caprylate, Panthenol, Madecassoside, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower/Leaf/Stem Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Glycolic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Dextrin, Lactic Acid(4.023%), Dipotassium Glycyrrhizate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Sucrose Stearate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycolic Acid(4.004%), Asiaticosi-de, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Madecassic Acid, EthylhexyIglycerin, Centella Asiatica Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Asiatic Acid, Lactic acid, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Asiaticoside
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting
CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting
CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting është një serum eksfoliues kimik, i formuluar me acid glikolik AHA, i cili ofron një trajtim të butë, por efikas për lëkurën. Ky serum ndihmon në pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë më të pastër, më të lëmuar dhe më të shëndetshme. AHA, ose acidi alfa-hidroksi, është një përbërës aktiv që vepron në shtresën e jashtme të lëkurës, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësuar teksturën e saj. Ky përbërës gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e shenjave të moshës duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe zvogëluar dukshmërinë e linjave të imta dhe rrudhave. Ky produkt është gjithashtu efektiv në trajtimin e shenjave të akneve dhe pastrimin e poretve të bllokuara, duke lënë pas një pamje më të shëndetshme dhe të rinovuar. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA
Lista e plotë e përbërësve
WATER,GLYCERIN,PROPANEDIOL,BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE,METHYLPROPANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,GLYCERETH-26,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,METHYL GLUCETH-20,1,2-HEXANEDIOL,RAFFINOSE,CYCLOHEXASILOXANE,PENTYLENE GLYCOL,TREHALOSE,DIMETHICONE/VINYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER,SODIUM DNA,LACTOBACILLUS FERMENT,ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER,CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT,CERAMIDE NP,TROMETHAMINE,GLYCERYL POLYMETHACRYLATE,DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GLYCOSYL TREHALOSE,SODIUM POLYACRYLATE,PVM/MA COPOLYMER,HYDROGENATED LECITHIN,HYDROLYZED COLLAGEN,HYDROGENATED STARCH HYDROLYSATE,XANTHAN GUM,ADENOSINE,THEOBROMA CACAO (COCOA) SEED EXTRACT,DEXTRIN,HYDROLYZED ELASTIN,SUCROSE DISTEARATE,LECITHIN,CARBOMER,POLYQUATERNIUM-51,POLYSORBATE 20,GLYCERYL STEARATE,BHT,CYANOCOBALAMIN,BIOSACCHARIDE GUM-1,TOCOPHEROL,PALMITOYL PENTAPEPTIDE-4,PANAX GINSENG ROOT EXTRACT,CARNOSINE,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER OIL,PANAX GINSENG VESICLES,RETINOL
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.