-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 08 dhe Maj 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum është një trajtim intensiv dhe jashtëzakonisht i fuqishëm, i formuluar posaçërisht për ata që kërkojnë rezultate të shpejta dhe efektive në përmirësimin e lëkurës me njolla post akne, melasmë dhe komedone. Me një përqendrim të lartë prej 30% AHA dhe 0.5% BHA, ky serum ofron një eksfolim të dyfishtë: AHA-të (acidi glikolik 21% dhe acidi laktik 9%) veprojnë në sipërfaqen e lëkurës për të hequr qelizat e vdekura, për të zbehur njollat kafe dhe për të përmirësuar tonin, ndërsa BHA-ja (acidi salicilik 0.5%) depërton thellë në pore për të pastruar papastërtitë dhe për të trajtuar e parandaluar aknet që nga rrënjët. Formula është pasuruar gjithashtu me përbërës që hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën, si hialuronati i natriumit për hidratim të thellë, niacinamide për njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, si dhe panthenol, allantoin dhe betaine për të forcuar barrierën natyrale dhe për të reduktuar ndjeshmërinë. Tekstura e lehtë, ngjyra e veçantë në të kuqe dhe aroma freskuese e vajrave esencialë të rozmarinës, mentes dhe livandës e kthejnë përdorimin në një përvojë relaksuese dhe të këndshme. I përshtatshëm për përdorim një ose dy herë në muaj, ky serum duhet të aplikohet në mbrëmje mbi lëkurë të pastër.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*35ml
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum, sugjerohet të përdoret vetëm 1-2 herë në muaj.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit "magjik"
30% AHA, 5% BHA, hialuronatinë natrium niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Glycolic Acid(210,000ppm), Lactic Acid(90,000ppm), Sodium Hydroxide, Propanediol, Pentylene Glycol, Salicylic Acid, Ectoin, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Panthenol, Niacinamide, Allantoin, Betaine, Monascus Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Hydroxyethylcellulose, Dextrin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, 1, 2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Mentha Arvensis Extract, Cymbopogon Nardus (Citronella) Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, C12-14 Alketh-12, Disodium EDTA
Water, Glycolic Acid, Lactic Acid, Sodium Hydroxide, Propanediol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Salicylic Acid, Dextrin, Monascus Extract, Hydroxyacetophenone, Gardenia Florida Fruit Extract, Niacinamide, Allantoin, Tromethamine, Betaine, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, C12-14 Alketh-12, Hydroxyethylcellulose, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Mentha Arvensis Extract, Disodium EDTA, Cymbopogon Nardus (Citronella) Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Ectoin, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
Shpërndani
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE