-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 08 dhe Maj 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDICUBE Red Acne Succinic Acid Peel është një trajtim inovativ i formuluar për lëkurat me tendencë akneike, me sebum të tepërt dhe me teksturë të pabarabartë. Me një përqendrim të lartë prej 21% të kompleksit aktiv “Spirit of Amber”, ky produkt kombinon fuqinë eksfoliuese të acidit succinik (5%), acidit salicilik (5%) dhe acidit laktik (20%), për të pastruar në thellësi poret, për të hequr papastërtitë, qelizat e vdekura dhe për të reduktuar formimin e akneve. Kjo formulë ndihmon gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të reja, përmirëson tonin dhe teksturën e lëkurës dhe e lë atë më të lëmuar dhe me pamje më të freskët. Për të balancuar veprimin eksfoliues dhe për të mbrojtur lëkurën nga irritimi, produkti është i pasur me përbërës qetësues dhe rigjenerues si niacinamide, centella asiatica dhe aloe vera, të cilat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e pastër, më e shëndetshme si edhe më e tërhequr. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 1 minutë dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit "magjik"
acid succinik (5%), acid salicilik (5%) acid laktik (20%), niacinamide, centella asiatica, aloe vera,
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Methylpropanediol, Alcohol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Urea, Gluconolactone, Glycerin, Salicylic Acid, Diphenyl Dimethicone, Butylene Glycol, Triethylhexanoin, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrogenated Lecithin, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Pentylene Glycol, Pinus Densiflora Leaf Extract, Madecassoside, Lactobacillus Ferment , Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Panthenol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Glycolic Acid, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Xylitol, Glucose, Fragrance
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE