ZIPIDERM EGF Skin Barrier Intensive Cream

3,800.00 ALL 2,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.

Përshkrimi

ZIPIDERM EGF Skin Barrier Intensive Cream është një krem hidratues intensiv, i krijuar për të ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse, reduktimin e ndjesisë së tharjes dhe përmirësimin e pamjes së elasticitetit të lëkurës. I fokusuar në kujdesin për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme dhe me barrierë të dëmtuar, ky krem synon t'i rikthejë lëkurës butësinë, hidratimin dhe një pamje më të shëndetshme. Përbërësi magjik i këtij formulimi është Celltrion Bio EGF™ (SH-Oligopeptide-1), një përbërës inovativ që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së elasticitetit. Formula pasurohet me një kompleks prej 5 llojesh ceramidesh, të cilat, së bashku me Cholesterol dhe Phytosphingosine, ndihmojnë në përforcimin e barrierës mbrojtëse dhe kufizimin e humbjes së lagështisë. Panthenol në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e ndjesisë së parehatisë, ndërsa Niacinamide ndihmon në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së tonit. Për më tepër, PDRN (Sodium DNA) dhe Adenosine plotësojnë kujdesin për lëkurën që ka nevojë për më shumë elasticitet dhe vitalitet. Formula përmban gjithashtu gjalpë mangoje, gjalpë kakaoje, Squalane dhe Glycerin, të cilët ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit. Ajo që e bën këtë krem të veçantë është kombinimi i teknologjisë EGF me përbërësit që mbështesin barrierën e lëkurës, duke ofruar kujdes intensiv ndaj tharjes, ashpërsisë dhe humbjes së elasticitetit. Tekstura e tij kremoze përhapet lehtësisht, duke e lënë lëkurën më të butë, më të lëmuar dhe me një pamje më të shëndetshme e plot shkëlqim. I testuar për irritimin e lëkurës, është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe të dehidratuar, që ka nevojë për hidratim të thellë dhe mbështetje të barrierës mbrojtëse.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*80ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), Kompleks me 5 lloje ceramidesh, Kolesterol, Fitosfingozinë, Pantenol, Niacinamide, PDRN (ADN Natriumi), Adenozinë, Gjalpë nga farat e mangos, Gjalpë kakaoje, Skualan, Glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Cetearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Dicaprylyl Carbonate, Hydrogenated Polydecene, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Glyceryl Stearates, Propanediol, C12-16 Alcohols, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Raffinose, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Caprylate, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Xanthan Gum, Adenosine, Anthemis Nobilis Flower Oil, Disodium EDTA, Polyquaternium-51, Ceramide NP, Thuja Orientalis Extract, Octyldodecanol, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Sodium PCA, Stearic Acid, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Bentonite, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Cyclohexylglycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Dipropylene Glycol, Olive Oil Decyl Esters, Hydroxyacetophenone, Phytosphingosine, Citric Acid, Dioleoyl PG-Trimonium Chloride, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, sh-Oligopeptide-1 (1ppm), Polylactic Acid, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Squalane, Ceramide NS, Cholesterol, Chlorella Vulgaris Extract, Ceramide AP, Ceramide AS, Menadione, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Sodium DNA, Sea Salt, Ceramide OP

Marka

ZIPIDERM është një brand korean i kujdesit për lëkurën (K-Beauty), i fokusuar në kombinimin e inovacionit shkencor me përbërës aktivë për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës. Formulat e tij përqendrohen në hidratimin intensiv, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e elasticitetit, duke ofruar zgjidhje për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme dhe me shenja të dukshme të plakjes.

Duke përfshirë përbërës si EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), PDRN, Ceramide dhe Niacinamide, ZIPIDERM synon të mbështesë proceset natyrale të rinovimit të lëkurës dhe të rikthejë një pamje më të lëmuar, të hidratuar dhe plot vitalitet. Brand-i sjell një qasje moderne ndaj kujdesit të përditshëm, duke ndërthurur teknologjinë koreane të skincare me formula të krijuara për një lëkurë më të shëndetshme dhe me shkëlqim natyral.

Shpërndani

3,800.00 ALL 2,600.00 ALL