ZIPIDERM EGF Skin Barrier Dressing Mask Pack

700.00 ALL 500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.

Përshkrimi

A ka nevojë lëkura juaj për një trajtim intensiv që kombinon hidratimin, qetësimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse? ZIPIDERM EGF Skin Barrier Dressing Mask Pack është një maskë me pëlhurë, e krijuar për t'i rikthyer lëkurës hidratimin, butësinë dhe një pamje më të freskët e plot vitalitet. Përbërësi magjik i formulës është Celltrion Bio EGF™ (SH-Oligopeptide-1), një faktor rritjeje epidermale që ndihmon në mbështetjen e rinovimit të lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së elasticitetit. Formula pasurohet me një kompleks prej 5 llojesh ceramidesh, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe reduktimin e humbjes së lagështisë. Niacinamide kontribuon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa Ectoin dhe Allantoin ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe reduktimin e ndjesisë së parehatisë. Acidi hialuronik (Sodium Hyaluronate), Glycerin dhe Squalane plotësojnë formulën duke ofruar hidratim dhe duke e lënë lëkurën më të butë, më të lëmuar dhe me një pamje më të plotë. Por ajo që e bën këtë maskë të veçantë është teknologjia Silky Dressing-Fit Sheet, një pëlhurë e certifikuar vegane, e projektuar për t'u përshtatur lehtësisht me konturet e fytyrës dhe për të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme esencën e pasur me përbërës aktivë. E testuar për irritimin e lëkurës, është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato të ndjeshme, të dehidratuara dhe me barrierë të dëmtuar që kanë nevojë për kujdes intensiv hidratues dhe qetësues. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*23ml
*1copë

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), Kompleks me 5 lloje ceramidesh, Niacinamide, Ektoinë, Alantoinë, Acid Hialuronik (Sodium Hyaluronate), Glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Propanediol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethyl Urea, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrolyzed Jojoba Esters, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Ectoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glycosphingolipids, 글라이코리피드, Octyldodecanol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cyclohexylglycerin, Sodium PCA, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Bentonite, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, sh-Oligopeptide-1 (0.011 ppm), Dioleoyl PG-Trimonium Chloride, Trehalose, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Olive Oil Decyl Esters, Phytosphingosine, Citric Acid, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Polylactic Acid, Squalane, Ceramide NS, Cholesterol, Chlorella Vulgaris Extract, Ceramide AP, Ceramide AS, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Sea Salt, Ceramide EOP, Disodium EDTA

Marka

ZIPIDERM është një brand korean i kujdesit për lëkurën (K-Beauty), i fokusuar në kombinimin e inovacionit shkencor me përbërës aktivë për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës. Formulat e tij përqendrohen në hidratimin intensiv, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e elasticitetit, duke ofruar zgjidhje për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme dhe me shenja të dukshme të plakjes.

Duke përfshirë përbërës si EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), PDRN, Ceramide dhe Niacinamide, ZIPIDERM synon të mbështesë proceset natyrale të rinovimit të lëkurës dhe të rikthejë një pamje më të lëmuar, të hidratuar dhe plot vitalitet. Brand-i sjell një qasje moderne ndaj kujdesit të përditshëm, duke ndërthurur teknologjinë koreane të skincare me formula të krijuara për një lëkurë më të shëndetshme dhe me shkëlqim natyral.

Shpërndani

700.00 ALL 500.00 ALL