VT COSMETICS VT Glucamune Essence

2,400.00 ALL 1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT COSMETICS VT Glucamune Essence është një esencë intensive hidratuese, e formuluar mbi bazën e teknologjisë së avancuar Glucamune™, një polisakarid i nxjerrë nga kërpudha Tremella Fuciformis, e njohur si “kërpudha e bukurisë” për aftësitë e saj të jashtëzakonshme në mbajtjen e lagështisë. Studimet tregojnë se ky përbërës ofron 111% më shumë hidratim krahasuar me acidin hialuronik, duke depërtuar në shtresat e thella të lëkurës dhe duke e bërë këtë esencë një bazë të fuqishme për ruajtjen e elasticitetit, hidratimit dhe një pamjeje të shëndetshme afatgjatë. Nga ana tjetër, panthenoli (Pro-Vitamina B5) vepron si agjent qetësues dhe hidratues, duke reduktuar irritimet dhe duke ndihmuar në rikuperimin e barrierës së dëmtuar. Squalane, një lipid natyral i ngjashëm me sebumin e lëkurës, ofron mbrojtje nga humbja e ujit, ndërkohë që mban elasticitetin dhe jep një ndjesi të butë e të ushqyer. Ndërsa, allantoin, me vetitë e tij rigjeneruese dhe anti-inflamatore, nxit rigjenerimin e qelizave duke përmirësuar teksturën e lëkurës. Falë teksturës së saj të lehtë dhe absorbuese, esenca aplikohet pa lënë ndjesi ngjitjeje apo peshë në lëkurë, duke e bërë të përshtatshme si hap i parë pas pastrimit dhe para serumit/kremit hidratues. Rezultati është një lëkurë e qetësuar, e hidratuar në thellësi dhe me shkëlqim natyral “glass skin”, efekt i cili arrihet falë kombinimit të hidratimit të thellë dhe forcimit të barrierës mbrojtëse. Esenca është formuluar për përdorim të përditshëm, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje, dhe është ideale si bazë për produktet e tjera të kujdesit apo për përgatitjen e lëkurës para aplikimit të make-up-it.

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kompleksi Glucamune™, panthenol, Squalane, allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Arginine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Panthenol, Malt Extract, Glycerin, Beta-Glucan, Squalane, Citric Acid, Sodium Citrate

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,900.00 ALL