VT COSMETICS Tx Toning Cream Repair & Moisturizing

3,300.00 ALL 2,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT COSMETICS TX Toning Cream është një krem që ofron hidratim të thellë dhe njëkohësisht ndihmon në trajtimin e hiperpigmentimit. I formuluar me Tranexamic Acid (TXA), ky krem vepron në reduktimin e melaninës dhe në zbehjen graduale të njollave kafe, ndërsa niacinamidet dhe glutathion në formulim ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit dhe ndriçimin e lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Formula përmban Ceramide NP, Panthenol dhe ekstrakt Centella Asiatica, që forcojnë barrierën e lëkurës dhe ofrojnë efekt qetësues, si dhe Sodium Hyaluronate, Squalane dhe vaj Macadamia për hidratim të thellë të lëkurës. Teknologjia TX Capsule & ER-Delivery System siguron shpërndarje dhe depërtim më efikas të përbërësve aktivë, duke ulur mundësinë e irritimit. Tekstura e lehtë “water drop” përthithet shpejt, nuk lë ndjesi ngjitjeje dhe është pa fragrancë, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për lëkurat e ndjeshme. I formuluar për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe mbrëmje si hap i fundit i rutinës së kujdesit, ky krem ndihmon në reduktimin e njollave të shkaktuara nga dielli, aknet apo faktorë të tjerë, duke lënë lëkurën më të njëtrajtshme dhe të hidratuar.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Tranexamic Acid, Niacinamide, Glutathione, Ceramide NP, Panthenol, ekstrakt Centella Asiatica, Sodium Hyaluronate, Squalane,  vaj Macadamia

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Tranexamic Acid, Glutathione, Glycyrrhizic Acid, Ceramide NP, Panthenol, Vincetoxicum Atratum Extract, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Squalane, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Ethylhexyl Palmitate, Polyacrylate-13, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Arginine, Octyldodecanol, Hydrogenated Polyisobutene, Sorbitan Olivate, Cholesterol, Stearic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Isostearate, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Caprylyl Glycol

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

3,300.00 ALL 2,800.00 ALL