VT COSMETICS Reedle Shot EX Vitamin Modeling Pack përfaqëson një revolucion në kujdesin e lëkurës, duke ofruar një përvojë të avancuar dhe të sofistikuar në krahasim me maskat tradicionale “sheet mask”. Ky produkt inovativ është zgjedhja e preferuar e dermatologëve, duke vendosur një standard të ri në trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Formuluar me teknologjinë Cica Reedle™️, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Nga ana tjetër formulimi me Vitaminë c synon në mënyrë të drejtpërdrejtë reduktimin e shenjave të akneve, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet gjithashtu për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe zvogëlojnë dëmtimet qelizore të shkaktuara nga faktorë të jashtëm. Njëkohësisht, ajo nxit prodhimin e kolagjenit për të minimizuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër, formulimi me ekzosome qumështi për të ushqyer lëkurën dhe për të ndihmuar në riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë me tendencë hiperpigmentimi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*25gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin për të përgatitur lëkurën. Përzieni pluhurin e maskës me ujë të ftohtë deri sa të formohet një masë kremoze. Më pas, aplikoni maskën në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe buzëve, dhe lëreni për 15-20 minuta që të forcohet. Kur maska të jetë tharë plotësisht, hiqeni butësisht duke filluar nga skajet dhe pastroni mbetjet me ujë të ngrohtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™️, ekzosome qumështi
Lista e plotë e përbërësve
Diatomaceous Earth, Glucose, Calcium Sulfate, Algin, Tetrasodium Pyrophosphate, Cucurbita Pepo (Pumpkin) Powder, Magnesium Oxide, Cellulose Gum, Trehalose, Dehydroacetic Acid, Niacinamide, Allantoin, Pearl Powder, Kaolin, Ascorbic Acid, Silica, Betaine, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Whey Filtrate, Milk Exosomes, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.