VT COSMETICS Reedle Shot EX Hyaruronic Modeling Pack përfaqëson një revolucion në kujdesin e lëkurës, duke ofruar një përvojë të avancuar dhe të sofistikuar në krahasim me maskat tradicionale “sheet mask”. Ky produkt inovativ është zgjedhja e preferuar e dermatologëve, duke vendosur një standard të ri në trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Formuluar me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Nga ana tjetër formulimi me acid hialuronik stimulon prodhimin e kolagjenit duke ndihmuar në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. I përshtatshëm kryesisht për lëkurë të thatë dhe mature.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*25gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin për të përgatitur lëkurën. Përzieni pluhurin e maskës me ujë të ftohtë deri sa të formohet një masë kremoze. Më pas, aplikoni maskën në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe buzëve, dhe lëreni për 15-20 minuta që të forcohet. Kur maska të jetë tharë plotësisht, hiqeni butësisht duke filluar nga skajet dhe pastroni mbetjet me ujë të ngrohtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Diatomaceous Earth, Glucose, Calcium Sulfate, Algin, Tetrasodium Pyrophosphate, Magnesium Oxide, Cellulose Gum, Dehydroacetic Acid, Erythritol, Xylitol, Sodium Hyaluronate, Silica, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Whey Filtrate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Milk Exosomes, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.