-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Zbuloni sekretin e një lëkure të rigjeneruar me VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream, një formulë unike që bashkon fuqinë e ginsengut me teknologjinë më të avancuar koreane në fushën e kujdesit ndaj lëkurës. Ky krem është i pasur me kompleksin ekskluziv PHYTO PDRN® PANAX, një përbërje e fuqishme që rrjedh nga ekstrakti i ginsengut dhe që njihet për vetitë e tij të jashtëzakonshme antioksiduese dhe hidratuese. Ky përbërës unik ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin, duke zbutur ndjeshëm rrudhat e imta dhe shenjat e lodhjes. Formula është e pasur më tej me 6 lloje peptidesh dhe panthenol, të cilat qetësojnë, ushqejnë dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Ajo çka e bën këtë krem akoma më të veçantë është teknologjia Cica Reedle™. Një kompleks me mikrogrimca ultra të imta të cilat depërtojnë thellë në lëkurë dhe ndihmojnë në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë, duke ofruar një efekt të menjëhershëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për ato që dëshirojnë që të adresojë shenjat e para të moshës.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
PHYTO PDRN® PANAX, 6 lloje peptidesh, Panthenol, Cica Reedle™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polyisobutene, Polyglycerin-3, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olivate, C10-18 Triglycerides, Sorbitan Olivate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Xanthan Gum, Adenosine, Butylene Glycol, Sodium Phytate, Centella Asiatica Extract, Allantoin, Panthenol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Polyglyceryl-10 Laurate, Tocopherol, Silica, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Hexapeptide-9, Mineral Salts, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tripeptide-1, Propolis Extract, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE