-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS PDRN Hydro Gel Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 26 dhe Prill 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT COSMETICS PDRN Hydro Gel Mask, është një maskë e krijuar për të rikthyer hidratimin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Me një përbërje inovative që kombinon përbërës aktivë me origjinë bimore, kjo maskë është pasuruar me PHYTO PDRN® Panax (i nxjerrë nga ginsengu)i cili përmirëson ndjeshëm elasticitetin dhe rigjeneron lëkurën në nivele të thella. Përveç kësaj, kombinimi i Squalane dhe Panthenol siguron një hidratim të fuqishëm, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandaluar humbjen e lagështirës. Formula përmban gjithashtu një kompleks proteinash me bazë bimore dhe Glu-Peptide, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke i dhënë asaj një ndjesi të butë, të lëmuar dhe një pamje të ndritshme. E përshtatshme për çdo tip lëkure, kjo maskë është zgjidhja ideale për këdo që dëshiron të rigjallërojë lëkurën, të reduktojë shenjat e lodhjes dhe të rrisë nivelin e elasticitetit në mënyrë të dukshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*33gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
PHYTO PDRN® Panax, Squalane, Panthenol, kompleks proteinash me bazë bimore, Glu-Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus Extract, Glyceryl Stearate, Betaine, PEG-100 Stearate, Panthenol, Butylene Glycol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Cellulose Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Potassium Chloride, Polysorbate 60, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Caprylate, Hydrogenated Polydecene, Dextrin, Sucrose, Disodium EDTA, Adenosine, Gardenia Florida Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Trideceth-6, Pantolactone, Squalane, Lactobacillus Ferment, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA(0.05ppm), Polyglucuronic Acid
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE