-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS PDRN Glow Ampoule
3,600.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 11 dhe Maj 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT COSMETICS PDRN Glow Ampoule Mist është kombinimi perfekt mes hidratimit dhe prakticitetit në kujdesin ndaj lëkurës. Kjo ampulë inovative në formë spreji sjell një formulë të lehtë, por jashtëzakonisht të pasur, e cila ofron hidratim të menjëhershëm dhe rigjenerim të thellë për një lëkurë të freskët, të ndritshme dhe të shëndetshme. E formuluar me kompleksin ekskluziv PHYTO PDRN®PANAX, i përftuar nga ginsengu korean, kjo ampulë punon për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të zbutur rrudhat e imta apo shenjat e lodhjes. Squalane dhe panthenol shtojnë fuqinë hidratuese dhe qetësuese të formulës, ndërkohë që niacinamidet ndihmojë në ndriçimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së saj. E përshtatshme për çdo moment të ditës, kjo ampulë mund të përdoret si bazë për make-up ose si një dozë freskie gjatë ditës. Praktike për ta pasur gjithmonë me vete dhe e domosdoshme për çdo rutinë bukurie. Zgjidhja ideale për lëkurë që shkëlqen, rigjenerohet dhe merr jetë me çdo spërkatje.
**Kjo ampulë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.*100ml
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit "magjik"
PHYTO PDRN®PANAX, Squalane, panthenol, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
purified water, methylpropanediol, meadowfoam seed oil, niacinamide, butylene glycol, glycerin, triethylhexanoin, polyglycerin-3, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, sodium citrate, polyglyceryl-10 myristate, ethylhexylglycerin
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
3,600.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE