Nëse jeni fanse të përdorimit të retinolit për të adresuar shenjat e moshës, ju prezantojmë VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum. Ky serum përmban 0.1% retinol të pastër (Vitaminë A), i cili përmirëson linjat e imëta, vijat dhe rrudhat më të theksuara. Si rrjedhojë, ofron rritje të elasticitetit të lëkurës dhe forcim të barrierës mbrojtëse të saj. Nga ana tjetër formula e pasuruar me kompleksin V11™,  forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së elasticitetit, duke ruajtur një pamje rinore dhe të shëndetshme. Ndërsa, përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi, duke parandaluar formimin edhe të atyre të reja. Përveç kësaj, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*20ml

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit "magjik"

0.1% retinol, kompleksin V11™, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycine Soja (Soybean) Oil, Dipropylene Glycol, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Cetearyl Olivate, Caprylyl Glycol, Sorbitan Olivate, Retinol (0.1%), 1,2-Hexanediol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Laminaria Japonica Extract, GlycyrrhizaUralensis (Licorice) Root Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cetraria Islandica Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Himanthalia Elongata Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, PVM/MA Copolymer, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI