-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
UNOVE Volume Up Curling Essence (Tender Bloom)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
UNOVE Volume Up Curling Essence është një esencë stilimi dhe trajtimi pa shpëlarje, e krijuar posaçërisht për të përforcuar formën natyrale të kaçurrelave dhe ondes, duke ruajtur shëndetin dhe bukurinë e flokëve në çdo hap të rutinës. Formulimi është i pasur me Hydrolyzed Keratin, i cili ndihmon në rikuperimin e strukturës së dëmtuar të flokëve, duke i dhënë forcë dhe elasticitet. Për të ushqyer dhe hidratuar thellësisht, ky trajtim përmban një kompleks me mbi 30 lloje proteinash dhe aminoacidesh të hidrolizuara si; kolagjeni, silku dhe proteinat bimore, që rigjallërojnë fijet dhe i bëjnë ato më të forta e më të buta. Në formulë gjenden gjithashtu 5 vajra bimorë (vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli dhe camellia japonica) të cilët ofrojnë hidratim afatgjatë, zbusin fijet dhe mbrojnë flokun nga tharja. Gjithashtu, këto vajra krijojnë një shtresë mbrojtëse natyrale pa e ngarkuar flokun, duke ndihmuar në parandalimin e friz-it dhe ruajtjen e shkëlqimit të shëndetshëm. Esenca mund të aplikohet si në flokë të lagur, ashtu edhe në flokë të thatë: në flokë të lagur ndihmon në formësimin e kaçurrelave pas larjes, ndërsa në flokë të thatë rifreskon formën dhe i bën më të lehtë për t’u menaxhuar. Aroma e saj e freskët dhe elegante i jep flokëve një ndjesi pastërtie dhe përkujdesjeje që zgjat gjatë gjithë ditës. E rekomanduar për: flokë kaçurrela, me onde, të thatë, të dëmtuar nga nxehtësia ose dekolorimi. Ideal për përdorim të përditshëm ose para stilimit me difuzor.
*147ml
Pas larjes së flokut, aplikojeni në flokët tuaj, dhe vazhdoni me tharjen ose stilimin e tyre. Mund të aplikohet dhe në flokë të thatë.
Përbërësit "magjik"
Hydrolyzed Keratin, kolagjen, silk, proteina bimore, vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli, camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dimethicone, Dipropylene Glycol, Glycerin, VP/VA Copolymer, Polyacrylamide, PVP, Dicaprylyl Ether, C13-14 Isoparaffin, Fragrance, Acrylates/Steareth-20 Itaconate Copolymer, Sorbitan Isostearate, Laureth-7, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Aminomethyl Propanol, Hexyl Cinnamal, Laurylpyridinium Chloride, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Piroctone Olamine, Geraniol, Hydrolyzed Milk Protein, Citronellol, Limonene, Hydrolyzed Collagen, Alpha-Isomethyl Ionone, Hydrolyzed Silk, PCA Ethyl Cocoyl Arginate, Silk Amino Acids, Ethyl Hexanediol, Hydrolyzed Keratin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Cysteine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Leucine, Isoleucine, Valine, Taurine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Arginine, Proline, Methionine, Asparagine, Histidine, Glycine, Lysine, Cystine, Tyrosine, Threonine, Tryptophan, Phenylalanine, Serine, Glutamine, Alanine
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE