Përdorimi i tonikut është një mënyrë e shkëlqyer për të personalizuar kujdesin e lëkurës suaj, duke ofruar pikërisht atë që ju  nevojitet kur i nevojitet.TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Skin Booster është ideal për ditët kur lëkura juaj ka nevojë për një dozë shtesë hidratimi. Formuluar me kompleksin unik 5-D, ky produkt përmban pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik, që depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim intensiv. Kjo formulë forcon barrierën e lëkurës, duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ky toner gjithashtu përmban ekstrakt malakiti, i cili i jep një ngjyrë natyrale blu pastel dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe rrudhave të reja. Nga ana tjetër, përmbajtja e Ceramide NP ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë dhe zbut lëkurën e ndjeshme, duke e balancuar yndyrën dhe lagështinë. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë asnjë ndjesi ngjitjeje ose rëndese. Është i përshtatshëm për lëkurë mikse, normale dhe i adresohet shenjave të moshës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

kompleks 5-D, ekstrakt malakit,  Ceramide NP

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Malachite Extract, Ceramide NP, Phytosphingosine, Allantoin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (100ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Trehalose, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glycereth-26 , Pentylene Glycol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, C14-22 Alcohol, C12-20 Alkyl Glucoside, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Tromethamine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract

 

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Skin Booster

1,300 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI