Nuk mund të mungonte maska "sheet mask" e linjës, DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid, nga koleksioni 'KORAL SECRETS'!  Ashtu si e gjithë linja, edhe kjo mask është e formuluar me kompleksin 5-D Complex, i cili përmban pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Kjo përzierje unike përfshin molekula të vogla, të mesme dhe të mëdha, që sigurojnë depërtim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Esenca e maskës, përmban gjithashtu alantoinë dhe pantenol për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve optimale të lagështisë dhe për të qetësuar çdo irritim, duke bërë lëkurën të ndihet e freskët dhe e rigjeneruar. Menjëherë pas përdorimit do të vëreni një pamje plot shëndet e hiratim!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*27gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

5-D Complex, alantoinë dhe pantenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (100ppm), Panthenol, Trehalose, Allantoin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Calendula Officinalis Extract, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Saccharide Isomerate , Carbomer, Xanthan Gum, Tromethamine, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Portulaca Oleracea Extract, Malachite Extract, Ethylhexylglycerin

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Mask (1pc.)

200 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI