Kremi TORRIDEN Cellmazing Firming Cream është krijuar për të ofruar kujdes të veçantë kundër shenjave të moshës, duke ndihmuar në ruajtjen e rinisë dhe shkëlqimit të lëkurës. Ky krem përmban kolagjen të formuluar në struktura dhe peshë shumë të vogla molekulare, i cili nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo ndihmon në minimizimin dhe parandalimin e vijave të holla dhe rrudhave. Formulimi i tij gjithashtu përmban Hialuronat natriumi që siguron hidratim të thellë dhe nxjerr në pah një lëkurë më të re dhe të shndritshme, glicerina që ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, dhe niacinamidet që zbehin njollat kafe dhe hiperpigmentimin, duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës. Kremi është ideal për të gjithë ata që kërkojnë një zgjidhje efektive kundër shenjave të moshës. Ai ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të re, të shndritshme dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*60ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Kolagjen, Hialuronat natriumi, glicerinë, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Collagen Extract(30,520ppm), Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Cetyl Ethylhexanoate,Soluble Collagen, Hydrolyzed Collagen, Collagen Amino Acids, Collagen, Hexapeptide-2, Panthenol, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Heptyl Undecylenate, Glyceryl Stearate, C10-18 TRIGLYCERIDES, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine,Histidine, Methionine, Cysteine, Biotin, Pentylene Glycol, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Adenosine, Sorbitan Olivate, Sorbitan Isostearate, Cetearyl Alcohol, Vinyl Dimethicone, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!