TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule, është një ampulë e avancuar me vitaminë C, e krijuar për të dhënë shkëlqim dhe shëndet lëkurës. Duke përmbajtur pesë lloje të vitaminës C të pastër, kjo formulë e fuqishme bllokon mbiprodhimin e melaninës, e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme diellore. Kjo ampulë gjithashtu rikthen prodhimin e kolagjenit, përmirëson aknet dhe zvogëlon linjat e imëta dhe rrudhat, duke lënë lëkurën e pastër, të butë dhe të lëmuar. Përveç formulimit me Kompleksin 5D të vitaminës C, kjo ampulë përmban gjithashtu kompleksin e algave detare, pantenolin dhe alantoinën, të cilët bashkëveprojnë për të zbutur shenjat më të zakonshme të plakjes, duke përfshirë qëndrueshmërinë, linjat e imëta, rrudhat, njollat e errëta dhe njollat e diellit. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për të gjithë tipet e lëkurë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj & mos harroni të aplikon SPF-ën me filtra 50+. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.

Përbërësit "magjik"

kompleks 5D të vitaminës C, kompleks të algave detare, pantenol, alantoinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Niacinamide, Adenosine, Betaine, Erythritol, Disodium EDTA, Allantoin, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Tromethamine, Methylpropanediol, Ferulic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Butylene Glycol, Ecklonia Cava Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Codium Tomentosum Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Palmitate, Octyldodecanol

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule

2,200 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI