Nëse jeni të apasionuar pas markave K-Beauty, është e sigurt që keni dëgjuar për TORRIDEN, një emër i njohur për produktet e tij të suksesshme dhe të vlerësuara me çmime. Një nga produktet më të pëlqyera të kësaj marke është edhe kremi TORRIDEN Balanceful Cica Cream, i cili, si pjesë e koleksionit 'Koral Secrets', nuk mund të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përbërës të tjerë shtesë si allantoin, lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv. Gjithashtu, forcojnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.

 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

 

*100ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

T-TECA, panthenol, allantoinë, acid hialuronik, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

water, Butylene Glycol, Glycerin, Heptyl Undecylenate, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Panthenol, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Swertia Japonica Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Propanediol, C14-22 Alcohols, Dipeptide-2, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Isopentyldiol, Capryloyl Salicylic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Stearoyl Glutamate, Sodium Surfactin, Caproic Acid, Xanthan Gum, Tromethamine, Sodium Acetate, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract

Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream

2,200 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI