TIA'M Vita B3 Source është serumi ideal nëse dëshironi t’i adresoheni këtyre problematikave, si: shenjave të moshës, hiperpigmentimit dhe njollave post-akne. Ky serum është jo pak, por e sigurt që nuk do të mungojë asnjëherë në rutinën tuaj, pasi i ofron lëkurës një pamje rinore dhe shumë të shëndetshme. Formulimi i këtij serumi me 10% niacinamide (Vitamina B3) dhe 2% arbutinë, veprojnë së bashku për të ndaluar mbiprodhimin e melaninës, e cila është një ndër faktorët kryesor i hiperpigmentimit të padëshiruar. Duke kryer këtë funksion, arrihet eleminimi i njollave të errëta dhe rikthimi i njëtrajtshmërisë së tonit të lëkurës. Përveçse këtyre vetive, ky serum ndihmon edhe në shpërthimet e ndryshme akneike, kontrollon sebumin e tepërt dhe nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës. Nga ana tjetër formulimi me allantoin, bën të mundur, që ky serum të jetë i përshtatshëm edhe për lëkurë sensitive, duke ndihmuar në minimizimin e irritimeve të ndryshme. Ky serum është ideal për t'u përdorur nga të gjithë ata persona të cilët kanë lëkurë të dëmtuar nga dielli. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*40ml
Të fillohet përdorimi ngadalë!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë.
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
10% niacinamide, 2% arbutin, allantoin, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide (10%), Butylene Glycol, Arbutin (2%), Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Lindera Erythrocarpa Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Geranium Thunbergii Extract, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate, Methylpropanediol, Laurylpyridinium Chloride, Chlorphenesin, 1,2-Hexanediol
Kuptimi i marës TIA'M është po kaq i veçantë sa edhe produktet e kësaj marke. TIA'M do të thotë "një vezullim në sy kur takon dikë për herë të parë" në persisht. Marka Koreane për kujdesin e lëkurës, TIA'M përdor përbërës të sigurt dhe natyral për të prodhuar produkte efektive dhe të përballueshme që përmirësojnë lëkurën nga brenda, e cila më pas përkthehet në shkëlqim nga jashtë. Të gjitha produktet prodhohen në Kore.