TAGE Cica-Tree Shaking Glow Sun Fixer

1,800.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 29 dhe Tetor 30.

Përshkrimi

TAGE Cica-Tree Shaking Glow Sun Fixer SPF50+ PA++++ është një mist multifunksional që kombinon fiksimin e makeup-it me mbrojtjen nga rrezet UVA dhe UVB, duke ndihmuar që grimi të qëndrojë i freskët, i njëtrajtshëm dhe me shkëlqim natyral gjatë ditës. Formula e tij inovative me tri faza kombinon vajra që i japin lëkurës shkëlqim, minimizim vizual të pamjes së poreve dhe një fazë ujore qetësuese, për një përfundim të ndritshëm pa e rënduar makeup-in. Përmban 44,4% ujë nga gjethet e pemës së çajit, i cili ndihmon në freskimin e lëkurës, si dhe Centella Asiatica dhe ksilitol, që ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e saj. Niacinamidet, nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e pamjes së tonit të lëkurës, ndërsa acidi traneksamik plotëson formulën e kujdesit për një pamje më të njëtrajtshme. Me mbrojtje SPF50+ PA++++, ky mist është ideal si hapi i fundit i rutinës së makeup-it, duke ndihmuar në fiksimin e grimit dhe duke ofruar mbrojtje shtesë nga dielli. Para përdorimit duhet tundur mirë që tri fazat të përzihen. Për aplikim në fytyrë, spërkateni fillimisht në duar ose në një aplikator dhe më pas vendoseni mbi lëkurë; mos e konsideroni si zëvendësim të aplikimit të mjaftueshëm të kremit mbrojtës.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, gluten.

*50ml

Përdorimi

Spruconi spray-n lehtësisht mbi fytyrë para aplikimit të makeup-it, ose pas tij. Nëse dëshironi të fiksoni makeup-in vetëm në disa zona të veçanta të fytyrës, sprucojeni spray-n në një furçë ose sfungjer kozmetik.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Uji i gjetheve të pemës së çajit, Centella Asiatica, ksilitol, niacinamide, acid traneksamik.

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, 1,2-Hexanediol, Water, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Disiloxane, Tromethamine, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Drometrizole Trisiloxane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-15 Alkyl Benzoate, Niacinamide, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Caprylyl Methicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Myristate, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Arginine, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Isononyl Isononanoate, Caprylyl Glycol, Tranexamic Acid, Polymethylsilsesquioxane, Xylitol, Portulaca Oleracea Extract, Glycerin, Houttuynia Cordata Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Potassium Cetyl Phosphate, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Ceramide NP, Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide NG, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP

Marka

TAGE është një brand koreano-jugor i kujdesit për lëkurën, i ndërtuar mbi filozofinë “Skin First, Sun Focused”, që vendos shëndetin e lëkurës dhe mbrojtjen nga dielli në qendër të rutinës së përditshme. Brand-i specializohet në produkte moderne të mbrojtjes nga rrezet UVA dhe UVB, duke kombinuar filtra mbrojtës me përbërës që ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Linja e tij përfshin kremra mbrojtës, sun serum, sun gel, sun stick dhe mist-e multifunksionale që kombinojnë mbrojtjen nga dielli me fiksimin e makeup-it. Formulat janë krijuar për të ofruar tekstura të lehta, ndjesi freskie dhe përfundime të ndryshme, nga ato natyrale deri te shkëlqimi i lëkurës, duke e bërë mbrojtjen nga dielli një hap praktik dhe të këndshëm të rutinës së përditshme.

Shpërndani

1,800.00 ALL 1,500.00 ALL