SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Capsule Cream

3,500.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Capsule Cream është një krem inovativ me formulë të avancuar, i krijuar për të trajtuar hiperpigmentimin e thellë, njollat e errëta dhe lëkurën pa jetë, duke vepruar si një trajtim intensiv ndriçues dhe njëtrajtësues i tonit të fytyrës. Formulimi i tij përmban një ndërthurje të fuqishme të acidit kojic, niacinamidet dhe komplekseve aktive në formë kapsulash. Acidi kojic ndihmon në "frenimin" e prodhimit të melaninës, duke zbehur në mënyrë të dukshme njollat e diellit, ato të moshës dhe shenjat e mbetura nga aknet. Teknologjia me "capsule system" lejon që përbërësit aktivë ndriçues të mbeten të stabilizuar dhe të çlirohen vetëm gjatë aplikimit, duke rritur efikasitetin dhe depërtimin e tyre të saktë në lëkurë. Kjo bën që acidi kojic dhe përbërësit e tjerë të fuqishëm të veprojnë në mënyrë të kontrolluar dhe pa shkaktuar irritime. Ky krem ka një teksturë të mrekullueshme që përthithet mirë pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm për rutinën tuaj të përditshme. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për ato që vuajnë nga njollat kokëforta, hiperpigmentimi dhe toni i pabarabartë.

Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*50gr

Përdorimi

Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me spatulën merrni një kapsulë dhe sasinë e nevojshme të xhelit, përziejini së bashku dhe aplikojini në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

acid kojic, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide, Propanediol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Tripropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylic/Capric/Succinic Triglyceride, Methyl Trimethicone, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Seed Oil, C12-14 Pareth-12, Glyceryl Stearate, Kojic Acid, Glutathione, Ethylhexylglycerin, Limonene, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Adenosine, Gluconolactone, Panthenol, Xanthan Gum, Palmitic Acid, Lauric Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium PCA, Rosemary (Rosmarinus Officinalis) Leaf Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ascorbyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Oil, Glyceryl Glucoside, Polyglutamic Acid, Hydrolyzed Collagen.

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani