SUNGBOON EDITOR Hydro Booster Moisture Sunscreen SPF30

2,700.00 ALL 2,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Hydro Booster Moisture Sunscreen SPF30 është një krem dielli hidratues për përdorim të përditshëm, i krijuar për të kombinuar mbrojtjen nga rrezet UV me kujdesin hidratues të lëkurës. Me SPF30, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa formula e pasur me përbërës hidratues ndihmon që lëkura të ruajë lagështinë dhe të duket më e freskët, e lëmuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm. Formula përmban 10 forma të acidit hialuronik, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës në nivele të ndryshme dhe në ruajtjen e një ndjesie të butë dhe të plotë. Niacinamide ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe në unifikimin e saj, ndërsa panthenoli ofron një efekt qetësues dhe hidratues, duke e bërë formulën veçanërisht të përshtatshme për lëkurën që ndihet e thatë ose e dehidratuar. Ceramidet ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit, ndërsa kolagjeni ndihmon në një pamje më të lëmuar dhe elastike të lëkurës. Tekstura është e lehtë dhe hidratuese, përhapet lehtësisht në lëkurë dhe nuk lë ndjesinë e rëndë apo të yndyrshme. Pas aplikimit, lëkura ka një përfundim të freskët dhe dewy, duke e bërë produktin një alternativë praktike për ata që preferojnë një SPF që njëkohësisht të ofrojë edhe hidratim. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar, normale dhe të ndjeshme, si dhe për këdo që kërkon një krem dielli të përditshëm me fokus te hidratimi dhe ruajtja e barrierës së lëkurës.

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë. 

*50ml

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

10 forma të acidit hialuronik, niacinamide, ceramide, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Butyloctyl Salicylate, Cyclohexasiloxane, Benzy Glycol, Pentylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Silica, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine Betaine, Panthenol, Glycerin, Ganoderma Lucidum (Mushroom)Stem Extract, Ethylhexyl glycerin, Xanthan Gum, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Adenosine, Butylene Glycol, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract,1,2-Hexanediol, Rosa Damascena Flower Water, Allantoin, Caffeine, Acacia Senegal Flower/Stem Extract, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (melon) Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Hydrogenated Lecithin, Hedera Helix (lvy) Leaf/Stem Extract, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Centella Asiatica Extract, Ethyl Hexanediol, Hydrolyzed Elastin, Palmitoyl Tripeptide-5, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Dimethylsianol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid,Hydrolyzed Collagen Extract, Potassium Hyaluronate Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide NG, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide AP, Collagen Extract, Ceramide EOP

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

 

 

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,100.00 ALL