-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SUNGBOON EDITOR Green Tomato Deep Pore Cleansing Ultra Whipping Foam
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Larës Ujor
SUNGBOON EDITOR Green Tomato Deep Pore Cleansing Ultra Whipping Foam është një larës ujor, i krijuar për të pastruar në thellësi poret, larguar yndyrën e tepërt dhe papastërtitë, pa lënë lëkurën të ndihet e thatë pas larjes. Formula përmban ekstrakt domateje, i cili ofron veprim antioksidues dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës së lëkurës, ndërsa acidi salicilik (BHA) ndihmon në pastrimin e poreve dhe kontrollin e sebumit. Për të ruajtur hidratimin, formula kombinon disa forma të acidit hialuronik, së bashku me ceramide, squalane dhe panthenol, duke ndihmuar që lëkura të mbetet e butë dhe e hidratuar pas pastrimit. I përshtatshëm për: lëkurë mikse, të yndyrshme dhe me pore të dukshme, si edhe për lëkurë me tendencë akneike. Mund të përdoret edhe nga lëkura normale dhe e ndjeshme, por për lëkurën shumë të thatë ose shumë të ndjeshme rekomandohet përdorim i moderuar, pasi është një pastrues me bazë shkumëzuese dhe përmban acid salicilik.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*120gr
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt domate, BHA, acid hialuronik, ceramide, squalane, panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Palmitic Acid, Lauric Acid, Lauryl Hydroxysultaine, Sodium Chloride, Potassium Hydroxide, Stearic Acid, Arachidic Acid, Glyceryl Stearate SE, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Polyquaternium-7, Sodium Benzoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Collagen Extract, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Cocoyl Hydrolyzed Collagen, Procollagen, Desamido Collagen, Atelocollagen, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Valine, Proline, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Salicylic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Butyrospermum Parkii (Shea), Butter, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Squalane, Cholesterol, Ceramide NP, Phytosphingosine, Panthenol, Citric Acid
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











