SUNGBOON EDITOR Deep Collagen 7GF Ceramide Advanced Barrier Night Cream

2,200.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen 7GF Ceramide Advanced Barrier Night Cream është një krem nate me teksturë të butë “wrapping”, i krijuar për të ofruar kujdes intensiv gjatë natës, duke hidratuar dhe mbështetur barrierën e lëkurës. Formula kombinon 7 growth factors, të cilët ndihmojnë në mbështetjen e proceseve natyrale të rinovimit të lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes së saj, me kolagjen të hidrolizuar me peshë të ulët molekulare, që ndihmon lëkurën të duket më elastike dhe e lëmuar. 5 ceramide së bashku me kolesterolin dhe phytosphingosine ndihmojnë në forcimin e barrierës dhe ruajtjen e hidratimit, ndërsa retinoli ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe pamjes së vijave të holla. Formula plotësohet me niacinamide, panthenol dhe acid hialuronik në disa forma, për hidratim, qetësim dhe një pamje më të plotë të lëkurës. I përshtatshëm për: lëkurë të thatë, të dehidratuar,, humbje elasticiteti, teksturë jo të njëtrajtshme dhe shenja të dukshme të moshës.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

retinol, kolagjen, ceramide, niacinamide, panthenol, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Glyceryl Stearate Citrate, Pentylene Glycol, Vinyl Dimethicone, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Distarch Phosphate, Carbomer, C12-16 Alcohols, Aminomethyl Propanediol, Cetearyl Glucoside, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Ceramide NP, Hydrolyzed Collagen, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Adenosine, Sodium Phytate, Tocopherol, Sodium Polyacrylate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, sh-Decapeptide-7, sh-Octapeptide-4, Stearic Acid, Polyglyceryl-10 Stearate, Cholesterol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-22, sh-Polypeptide-3, Ceramide NS, Ascorbic Acid, Phytosphingosine, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ceramide AP, Ceramide AS, Retinol, Ceramide EOP

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

 

Shpërndani