-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SULWHASOO First Care Activating Serum vI
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 07 dhe Nentor 08.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbëresit
- Marka
Serumi First Care Activating Perfecting Serum VI i markës luksoze SULWHASOO, është produkti “bestseller” (më i shitur)! Mbi 400.000 konsumatorë e kanë ri-blerë minimalisht 10 herë, e renditur si esenca nr.1 per efektin anti-moshë për 9 vite rradhazi! Pra të gjithë këto suksese i ka pikërisht prej formulimit me përbërës nga bimë medicinale koreane, si psh.: Milkvetch (lule astragalus) që nxit qarkullimin e gjakut, ekstrakti Dwarf Lilyturf (Ophiopogon Japonicus), dhe ekstrakti i bimës Licorice, të cilët rrisin bashkëveprimin e të gjithë përbërësve të formulës. Ekstrakti i Çajit Jeshil ndihmon në zhdukjen e hiperpigmentimit, lufton radikalet e lira dhe qetëson lëkurën. Sekreti i këtij serumi fantastik qëndron në përbërjen Jaum Balancing Complex, një koktejl i fuqishëm prej 5 bimësh medicinale të zgjedhura nga më shumë se 3000 të tilla të gjetura në studimet mjekësore koreane. Këto bimë janë: Lotus, Rehmannia, Peony, Solomon’s Seal (Polygonatum), Lili i bardhë. Është krijuar për t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës nga larësi, që përtej benefiteve që mbart vetë produkti, arrin të nxjerrë në pah efektet e produkteve të tjera pasardhëse si serumi që do të përdorni në rutinën tuaj. Ky serum do t’ju rikthejë shkëlqimin e humbur me kalimin e viteve. Do të habiteni nga efektet e tij mbresëlënëse, pasi ndihmon në zbehjen e rrudhave, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar dhe e bën lëkurën të shndritshme dhe plot freski.
*30ml
Përdore në mëngjes dhe në darkë, menjëherë pas larjes së fytyrës, përpara tonerit. Apliko 2–3 pompime në lëkurë pak të lagësht. Përhape butësisht dhe shtype lehtë me pëllëmbë derisa të përthithet. Vazhdo me produktet e tjera të rutinës.
Carbomer, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Tromethamine, Propanediol, Glyceryl Caprylate, Juglans Regia (Walnut) Seed Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Fragrance / Parfum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Limonene, Methyl Trimethicone, Disodium Edta, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Carrageenan, Honey / Mel / Miel, Madecassoside, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Pentylene Glycol, Ophiopogon Japonicus Root Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Linalool, Lycium Chinense Fruit Extract, Polygonatum Odoratum Rhizome Extract, Biosaccharide Gum-1, Propylene Glycol, Punica Granatum Fruit Extract, Ziziphus Jujuba Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Natto Gum, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Citronellol, Citral, Geraniol, Hydrogenated Lecithin, Bht, Citric Acid, Lentinus Edodes Extract, Tocopherol, Hydrolyzed Soybean Extract, Paeonia Albiflora, Root Extract, Punica Granatum Flower Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.
Root Extract, Punica Granatum Flower Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









