SULWHASOO Essential Comfort Balancing Emulsion është një locion kremoz me konsistencë shumë të plotë, i renditur nr.1 për 5 vite me rradhë për vetitë e saj të fuqishme hidratuese dhe rigjeneruese për lëkurën! Përbërësi kryesor i këtij locioni është një substance e ekstraktuar nga kërpudha Schizophyllum Commune, që i ofron lëkurës butësi dhe hidratim të thellë! Ky produkt qëndron mbi lëkurë butësisht dhe përthithet menjëherë. Ndihmon në balancimin e pH të lëkurës dhe e përgatit atë për përthithjen sa më të mirë të produkteve të tjera të rutinës tuaj! Gjithashtu, balancon yndyrën dhe lagështinë e nevojshme që i nevojitet lëkurës gjatë gjithë ditës. Për lëkurën e yndyrshme mund të përdoret në vendin e kremit hidratues, ndërsa për lëkurën me tendencë tharjeje mund të përdoret pas serumit për një ekstra doze hidratimi! Duke e kombinuar me tonerin dhe serumet e markës SULWHASOO, do të maksimalizoni benefitet e secilit produkt.
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*125ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin dhe serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga kërpudha Schizophyllum Commune
Lista e plotë e përbërësve
Water/ Aqua / Eau, Butylene Glycol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Octyldodecylmyristate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seedoil, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Camellia Sinensis Leaf Extract,Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Hydrogenated Vegetable Oil,Cetearyl Alcohol, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Polygonatum Officinalerhizome/Root Extract, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Paeonia Albifloraroot Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Glyceryl Stearate, Mangiferaindica (Mango) Seed Butter, Phenoxyethanol, Dimethicone, Stearic Acid,Palmitic Acid, Glyceryl Stearate Citrate, Propanediol, Hydroxyethylacrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Honey / Mel /Miel, Tromethamine, Fragrance / Parfum, Disodium Edta, Portulaca Oleraceaextract, Ethylhexylglycerin, Alcohol, Limonene, Sodium Hyaluronate, Linalool,Beta-Glucan, Natto Gum, Citronellol, Citral, Geraniol
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.