SULWHASOO Essential Comfort Perfecting Balancing Water është një toner me konsistencë shumë të plotë xheli, i renditur nr.1 për 5 vite me rradhë për vetitë e tij të fuqishme hidratuese dhe rigjeneruese për lëkurën! Përbërësi kryesor që e bën këtë toner kaq të veçantë është kompleksi JAUM Nourishing Complex™, i cili e mbron lëkurën gjatë gjithë vitit nga të gjithë agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira, duke krijuar një barrierë të shëndetshme. Ndërsa ekstrakt i lules Dandelion ofron shumë qetësim duke e lënë lëkurën të butë dhe gjithmonë elastike. Formula ushqyese e këtij toneri krijon efektin e mbushjes së çdo rrudhe në lëkurë, duke mos i bllokuar dhe rënduar aspak poret. SULWHASOO Essential Comfort Perfecting Balancing Water qëndron mbi lëkurë butësisht dhe përthithet menjëherë. Ndihmon në balancimin e ph të lëkurës dhe e përgatit atë për përthithjen sa më të mirë të produkteve të tjera të rutinës tuaj! Sugjerohet të përdoret në kombinim me SULWHASOO Essential Perfecting Balancing Emulsion.

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

*125ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

 JAUM Nourishing Complex™, ekstrat të lules Dandelion

Lista e plotë e përbërësve

Water / Aqua /Eau, Alcohol, Betaine, Butylene Glycol, Glyceryl Polymethacrylate, Camelliasinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract,Glycerin, Biosaccharide Gum-1, Peg/Ppg-17/6 Copolymer, Glycereth-26, Nelumbonucifera Flower Extract, Polygonatum Officinale Rhizome/Root Extract,Rehmannia Glutinosa Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Liliumcandidum Bulb Extract, Phenoxyethanol, Bis-Peg-18 Methyl Ether Dimethylsilane, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylatecrosspolymer, Fragrance, Portulaca Oleracea Extract, Honey / Mel / Miel,Ethylhexylglycerin, Phenyl Trimethicone, Potassium Hydroxide, Fragrance /Parfum, Disodium Edta, Limonene, Natto Gum, Sodium Hyaluronate, Linalool, Propanediol, Beta-Glucan

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

SULWHASOO Essential Comfort Perfecting Balancing Water

7,200 ALL 8,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI