Ginseng Renewing Eye Cream nga marka luksoze SULWHASOO, është një krem për zonën delikate dhe problematike rreth syve pjesë e linjës, SULWHASOO Ginseng Renewing! Ashtu si gjitha linja përmban përbërës aktiv si ai i bimës së ginsengut të kuq, duke e bërë këtë krem zgjidhjen perfekte për përmirësimin dhe mbushjen e rrudhave, duke e forcuar atë zonë të hollë të lëkurës së fytyrës. Formula e tij kombinon gjethen, kërcellin dhe rrënjën e kësaj bime kurative koreane. Të gjithë këta përbërës i ofrojnë zonës rreth syve freski, gjallëri dhe një pamje më rinore. Teknologjia GINSENOMICS™ me të cilin është krijuar ky krem është e fuqishme sepse tipologjia e ginsengut të përdorur është shumë e rrallë: Ginseng Saponin (CK) me veti 6000 herë më të fuqishme! Kjo formulë është rezultati i 50 viteve punë kërkimore mbi vetitë kurative të bimës Ginseng. Ky krem, falë kësaj bime, ka veti antioksiduese dhe hidratuese që e bëjnë lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të ketë një barrierë të fortë.
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*20ml
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.
Përbërësit "magjik"
Japanese Honeysuckle, Licorice
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Squalane, Glycerin, Propanediol, Behenyl Alcohol, Diisostearyl Malate, Dimethicone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Phytosteryl Isostearyl Dimer Dilinoleate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Stearic Acid, Glyceryl Stearate, Peg-100 Stearate, 1,2-Hexanediol, Methoxy Peg-114/Polyepsilon Caprolactone, Polyacrylate-13, Phenoxyethanol, Panax Ginseng Root Extract, Polyisobutene, Hydrolyzed Ginseng Saponins (Enzyme-Treated Red Ginseng Saponins), Caffeine, Honey / Mel / Miel, Alcohol, Fragrance / Parfum, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Polygonatum Officinale Rhizome/Root Extract, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Lilium Candidum Bulb Extract, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Disodium Edta, Sodium Polyacrylate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Alpha-Isomethyl Ionone, Limonene, Hydrogenated Lecithin, Linalool, Panax Ginseng Flower Extract, Hydroxyisohexyl 3-Cyclohexene Carboxaldehyde, Hexyl Cinnamal, Phytosphingosine, Sodium Polyaspartate, Tocopherol, Sodium Methyl Stearoyl Taurate
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.