-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SULWHASOO Concentrated Ginseng Rejuvenationg Emulsion
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 07 dhe Nentor 08.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SULWHASOO Concentrated Ginseng Renewing Serum Emulsion është i krijuar për të përmirësuar elasticitetin, për të lëmuar pamjen e vijave të holla dhe rrudhave, si dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje sa më vitale. Formula përmban ujë dhe ekstrakt të rrënjës së ginsengut korean, së bashku me kompleksin e patentuar GINSENOMICS™ dhe një kombinim prej 5 peptidesh, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së elasticitetit të lëkurës. Gjalpi Shea dhe glicerina ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e saj, ndërsa Ceramide NP mbështet barrierën mbrojtëse dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë. Adenosina në kujdesin kundër rrudhave. Tekstura e tij qumështore dhe kremoze përhapet lehtësisht, duke krijuar një shtresë hidratuese që e lë lëkurën më të butë, të lëmuar dhe të ushqyer, pa ndjesi tepër të rëndë. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën që ka nevojë për hidratim, ushqim dhe kujdes kundër shenjave të moshës.
*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.
*125ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Ginseng, peptide, glicerinë, gjalpë shea, ceramide,
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Panax Ginseng Root Water, Glycerin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Stearate, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate Citrate, Hydrogenated Vegetable Oil, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Fragrance / Parfum, Stearic Acid, Tromethamine, Methoxy PEG-114/Polyepsilon Caprolactone, Xanthan Gum, Glyceryl Caprylate, Palmitic Acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Metaphosphate, Adenosine, Hydrolyzed Ginseng Saponins, Linalool, Lycium Chinense Fruit Extract, Sorbitan Isostearate, Polysorbate 60, Phenoxyethanol, Ceramide NP, Mannitol, Pueraria Lobata Root Extract, Sodium Chloride, Panax Ginseng Root Extract, Limonene, Morus Alba Leaf Extract, Rehmannia Glutinosa Root Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Polygonatum Odoratum Rhizome Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Lilium Tigrinum Bulb Extract, Tocopherol, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Soybean Extract, Acetyl Heptapeptide-4, Acetyl Tetrapeptide-11, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Hydroxide, Acetyl Octapeptide-3.
Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









