SULWHASOO Concentrated Ginseng Rejuvenating Water

10,500.00 ALL 8,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 07 dhe Nentor 08.

Përshkrimi

SULWHASOO Concentrated Ginseng Rejuvenating Serum Water ne liste me del ne kete emer por ne google nuk del ekzistues. nuk eshte serum por toner. te verifikohet


SULWHASOO Concentrated Ginseng Rejuvenating Water është një toner luksoz anti-aging, i reformuluar në vitin 2024, me një teksturë të lehtë që hidraton thellësisht lëkurën dhe i jep asaj një pamje më të plotë e të lëmuar. Formula e tij përmban Ginsenomics™, një kompleks i patentuar i bazuar në përbërës aktivë të ginsengut korean, dhe Ginseng Peptide™, një kombinim prej 6 peptidesh që ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe elasticitetit të saj. Gjithashtu, Steamed Ginseng Water Concentrate™ ndihmon në përfitimin e vetive antioksiduese të ginsengut, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e teksturës dhe njëtrajtshmërisë së lëkurës. Glicerina dhe acidi hialuronik ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën më të butë, të hidratuar dhe vizualisht më të plotë. Përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse dhe përgatit lëkurën për hapat e tjerë të rutinës. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato që kërkojnë hidratim dhe kujdes kundër shenjave të dukshme të moshës.

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

*150ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ginsenomics™, Ginseng Peptide™, Seamed Ginseng Water Concentrate™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Panax Ginseng Root Water, Alcohol Denat., 1,2-Hexanediol, Glyceryl Polymethacrylate, Niacinamide, Methyl Gluceth-20, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Mannitol, Ethylhexylglycerin, Sodium Metaphosphate, Fragrance, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Lycium Chinense Fruit Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Linalool, Sodium Chloride, Panax Ginseng Root Extract, Beta-Glucan, Hydrolyzed Ginseng Saponins, Morus Alba Leaf Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Polygonatum Odoratum Rhizome Extract, Limonene, Nelumbo Nucifera Extract, Lilium Tigrinum Bulb Extract, Tocopherol, Acetyl Tetrapeptide-11, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Soybean Extract, Acetyl Heptapeptide-4, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Hydroxide, Acetyl Octapeptide-3

Marka

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

Shpërndani

10,500.00 ALL 8,900.00 ALL