Pastrues fytyre vajor

SULWHASOO Gentle Cleansing Oil, është larësi ideal për të pasur një lëkurë të pastër dhe shumë të shëndetshme. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, por nga ana tjetër shumë efektiv në largimin e të gjitha papastërtive, sebumit dhe mbetjeve të makeup-it. Përbërja vajore e larësit konsiston në vajin e bërthamës së kajsisë, vajit të farës së susamit, vajit të arrës së pishës, vajit të farës së kamelisë, vajit të farës së kumbullës dhe ekstraktit të farës së Lotusit, një formulimi i cili ofron krijimin e një teksture luksoze si dhe e lënë lëkurën të ndjehet e ushqyer dhe e butë. Ndërsa, teknologjia Hydra Capture Complex™: një kompleks prej 4 përbërësish bimor, Spirodela Polyrrhiza, Coix, Citrus Unshiu/Satsuma Lëvozhgë Portokalli, Gështenja, përbërës të cilët sigurojnë dhe ndihmojnë që lëkura të qëndrojë e hidratuar edhe pas pastrimit.

*Në një sondazh të kryer nga përdoruesit besnikë të këtij trajtimi ata janë shprehur se:

93% ranë dakord që ky produkt pastron tërësisht mbetjet e grimit në lëkurë.

93% ranë dakord që lëkura e tyre ndihet e hidratuar pas pastrimit.

93% ranë dakord që lëkura e tyre ndihet e lëmuar pas pastrimit.

*Shënim: Për blerje të produkteve të markës SULWHASOO, nuk përfitohen pikë në Programin e Besnikërisë, por mund të aplikohen në të kuponat e uljes.

 *200ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

Spirodela Polyrhiza, Coix, Citrus Unshiu/Satsuma Lëvozhgë Portokalli, Gështenja

Lista e plotë e përbërësve

C12-15 ALKYL BENZOATE, PENTAERYTHRITYL TETRAETHYLHEXANOATE, ISOPROPYL PALMITATE, PENTAERYTHRITYL TETRAISOSTEARATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PEG-20 GLYCERYL TRIISOSTEARATE, PEG-8 ISOSTEARATE, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, FRAGRANCE / PARFUM, DEXTRIN PALMITATE, LIMONENE, GLYCERYL BEHENATE/EICOSADIOATE, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, SQUALANE, LINALOOL, WATER / AQUA / EAU, BUTYLENE GLYCOL, PRUNUS ARMENIACA (APRICOT) KERNEL OIL, PINUS KORAIENSIS SEED OIL, SESAMUM INDICUM (SESAME) SEED OIL, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, COIX LACRYMA-JOBI MA-YUEN SEED EXTRACT, CITRUS UNSHIU PEEL EXTRACT, CASTANEA CRENATA (CHESTNUT) SHELL EXTRACT, SPIRODELA POLYRHIZA EXTRACT, PRUNUS MUME SEED EXTRACT, NELUMBO NUCIFERA SEED EXTRACT

Marka prestigjoze SULWHASOO u krijua në vitin 1966 nga z.Suh Sung-whan. Themeluesi u njoh me rëndësinë e bimëve medicinale koreane gjatë fëmijërisë, teksa ndihmonte nënën e tij në biznesin e vajit esencial të bimës Camellia, e më pas gjatë viteve që kaloi në Universitetin e Mjekësisë Orientale Kyunghee, duke zhvilluar kërkime shkencore mbi krijimin e formulimeve sa më inovative. Pikërisht në filozofinë e markës së tij, shprehet dashuria dhe përkushtimi ndaj këtyre bimëve mrekullibërëse. Për SULWHASOO-n, bukuria ideale qëndron në mjekësinë bimore koreane e frymëzuar nga urtësia aziatike. Fokusi i produkteve të saj luksoze nuk është vetëm në trajtimin e shenjave të dukshme, por edhe në gjetjen dhe adresimin e shkaqeve të problematikave të shfaqura në lëkurë. Ndryshe nga kompanitë e tjera koreane të bukurisë, SULWHASOO i mbetet besnik produkteve të tij tradicionale dhe sjell gjatë gjithë kohës versione të përmirësuara të formulimeve. Shembujt më të mirë që përcjellin këtë qasje janë "First Care Activating Serum" që zhvillohet për më shumë se 20 vjet dhe linja "Concentrated Ginseng EX" që përmirësohet prej më shumë se gjysmë shekulli.

SULWHASOO Gentle Cleansing Oil

5,000 ALL 6,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI