SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Body Serum Mist

1,800.00 ALL 1,350.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 16 dhe Nentor 17.

Përshkrimi

Njollat e errëta, toni jo uniform janë ndër shqetësimet më të zakonshme të lëkurës së trupit, veçanërisht në zona si bërrylat, gjunjët, qafa, dekolteja apo pjesët ku shfaqen shenja pas irritimeve. Për një lëkurë më të ndritshme, të njëtrajtshme dhe të hidratuar, vjen në ndihmë SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Body Serum Mist, një mist-serum për fytyrën dhe trupin, i krijuar për të përmirësuar pamjen e njollave dhe tonit jo uniform të lëkurës. Formula e tij përmban 5% Niacinamide, e cila ndihmon në reduktimin e dukjes së njollave dhe unifikimin e tonit të lëkurës, ndërsa Alpha-Arbutin në përmirësimin e hiperpigmentimit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Ekstrakti i Yuja-s (400 ppm), i pasur me përbërës antioksidues, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, ndërsa Gluconolactone (PHA) ofron eksfolim të butë, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e teksturës. Por nuk mbaron me kaq! Formula përmban 10 forma të Acidit Hialuronik, Squalane dhe një kompleks me 8 vajra ushqyes, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe përforcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Bisabolol dhe Allantoin në qetësimin e saj, duke e lënë më të butë dhe të lëmuar. Tekstura e tij inovative në formë mist-serumi përmban kapsula vaji Yuja, të cilat ndihmojnë në krijimin e një shtrese hidratuese pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Ideal për përdorim pas dushit, veçanërisht në zonat që kanë nevojë për më shumë shkëlqim, hidratim dhe njëtrajtësim të tonit të lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.

*80ml

Përdorimi

Pas dushit, aplikoni një sasi të përshtatshme në trup, me një largësi prej 15-20 minutash.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

5% Niacinamide, Alpha-Arbutin, Ekstrakti i Yuja-s (400 ppm), Gluconolactone (PHA)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide, Butylene Glycol, Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydrogenated Castor Oil/Sebacic Acid Copolymer, Castor Oil/IPDI Copolymer, Ethylhexylglycerin, Limonene, Citrus Junos Fruit Extract, Adenosine, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glycine Soja (Soybean) Oil, Citrus Junos Peel Oil, Pinene, Gluconolactone, Citric Acid, Bisabolol, Allantoin, Alpha-Arbutin, Bixa Orellana Seed Oil, Dipotassium Phosphate, Tocopherol, Sclerocarya Birrea Seed Oil, Acetyl Glutamine, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Morinda Citrifolia Seed Oil, Squalane, Citrus Junos Seed Oil, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Cellulose Gum, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Shpërndani

1,800.00 ALL 1,350.00 ALL