SOME BY MI Truecica Miracle Repair Low pH Gel Cleanser është një larës fytyre në formë xheli, me pH të ulët dhe një formulë që ofron pastrim efektiv dhe kujdes të plotë për lëkurën. I pasuruar me ekstrakt kërmilli të zi, një përbërës i njohur për vetitë e tij rigjeneruese dhe shëruese, ky larës ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar dhe përmirëson elasticitetin. Nga ana tjetër, përmbajtja me 17 lloje të aminoacideve ndihmon në ekuilibrimin e lëkurës dhe në forcimin e saj, ndërsa ceramidet krijojnë një barrierë mbrojtëse që ruan lagështinë, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për më tepër, panthenoli në formulim ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e skuqjes, duke e bërë këtë larës të përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme.Tekstura e tij në trajtë xheli shndërrohet në një shkumë të lehtë dhe të këndshme kur bie në kontakt me ujin, duke ofruar një përvojë përdorimi relaksuese dhe efektive. Ky larës largon me butësi papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, duke lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe me një ndjesi të butë në prekje. I përshtashm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, kryesisht asaj të dehidratuar dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*100ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të kërmillit të zi, 17 lloje aminoacide, ceramide, panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Lauryl Hydroxysultaine, Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Chloride, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates Copolymer, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Ptassium Cocoate, Butylene Glycol, Snail Secretion Filtrate, Benzyl Glycol, Citric Acid, Citrus Aurantiuim Bergamia Fruit Oil, Ehtylhexylglycerin, Hexylene Glycol, Disodium EDTA, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Betula Platyphylla Japonica Juice, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Agrimonia Eupatoria Extract, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Phenoxyethanol, Glycine, Dipropylene Glycol, Saponaria Officinalis Extract, Serine, Glutamic Acid, Kigelia Africana Fruit Extract, Aspartic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Asiaticoside, Tyrosine, Phenylalanine, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Pentylene Glycol, Phosphatidylcholine;PPC, Platycodon Grandiflorus Root Extract, Poria Cocos Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yune Seed Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Histidine, Madecassocide, Cysteine, Methionine, Polygonatum Odoratum Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, Ceramide NP, Bifida Ferment Lysate, Lactococcus Ferment Lysate, Limonene, Linalool
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.