-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Retinol Retinal Firming Body Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 14 dhe Nentor 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Humbja e elasticitetit, vijat e holla, rrudhat dhe pamja e lëkurës së lodhur nuk janë shqetësime vetëm të fytyrës, por edhe të trupit. Me kalimin e kohës, lëkura mund të humbasë qëndrueshmërinë dhe butësinë e saj, duke pasur nevojë për një kujdes më intensiv. Për këtë vjen në ndihmë SOME BY MI Retinol Retinal Firming Body Cream, një krem trupi me veprim forcues dhe rigjenerues, i krijuar për të përmirësuar pamjen e lëkurës dhe për t’i rikthyer asaj një pamje më të lëmuar, elastike dhe të tonifikuar. Formula kombinon tre përbërës të njohur për kujdesin kundër shenjave të plakjes: Retinol, Retinal dhe Bakuchiol, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin e dukjes së vijave të holla dhe strijave. Niacinamidet dhe Glutathione kontribuojnë në një ton më uniform dhe më shumë shkëlqim, ndërsa Peptidet ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së qëndrueshmërisë së lëkurës. Për më tepër, Gjalpi Shea, Squalane, Panthenol dhe Acidi Hialuronik ofrojnë hidratim dhe ushqim, duke e lënë lëkurën më të butë, të lëmuar dhe të përkujdesur. I përshtatshëm për të gjithë.
*200ml
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është e thatë pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit “magjik”
Retinol, Retinal dhe Bakuchiol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Coco-Caprylate/Caprate, Methylpropanediol, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Niacinamide, Dimethicone, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Glyceryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate, Coptis Japonica Root Extract, Butylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Glycine Soja (Soybean) Oil, Potassium Cetyl Phosphate, Carbomer, Fragrance, Arginine, Ethylhexylglycerin, Retinol, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Bakuchiol, Glucose, Retinal, Caffeine, Panthenol, Squalane, Tocopherol, Hydrogenated Polyisobutene, Lecithin, Polysorbate 20, Tremella Fuciformis (Mushroom) Ext, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Echinacea Angustifolia Extract, Helichrysum Italicum Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Extract, Paeonia Lactiflora Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrogenated Lecithin, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Phytosterols, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Glutathione, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32, Ceramide NP, Retinyl Palmitate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani

SOME BY MI Retinol Retinal Firming Body Cream
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE








